Ndryshojnë kriteret e pranimit në universitete/ Për programet e mësuesisë, nota mesatare nga 7-7.5

Kriteri i notës mesatare për pranimin në universitet do të pësojë ndryshime, kryesisht për programet e studimit që lidhen me mësuesinë.
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në vendimin e vitit 2020 për përcaktimin e notës mesatare minimale për pranimin e kandidatëve në programet Bachelor dhe në programet e integruara të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë.
Sipas vendimit, kandidatët që duan të ndjekin studimet e ciklit të parë ose programet e integruara të ciklit të dytë duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare minimale 6.5.
Ndërkohë, për programet e studimit që lidhen me mësuesinë vendosen kritere më të larta. Për pranimin në programet Bachelor në fushën e mësuesisë për gjuhët e huaja, nota mesatare minimale do të jetë 7.
Për programet Bachelor që japin akses në ciklin e dytë master në fushën e mësuesisë, nota mesatare minimale përcaktohet në nivelin 7.5. I njëjti kriter do të zbatohet edhe për programin e studimit që përgatit mësues për arsimin parashkollor.
Vendimi ndryshon gjithashtu edhe titullin e aktit të mëparshëm, duke hequr nga formulimi pjesën që lidhej me transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme. Shtojcat ekzistuese zëvendësohen me një shtojcë të re, ku pritet të përcaktohen programet konkrete të studimit që preken nga kriteret e reja.
Punësimi janar–maj, dominojnë gratë/ AKPA: Në 5 muaj janë punësuar mbi 8700 persona
8748 punëkërkues janë punësuar gjatë periudhës janar–maj 2026, përmes ndërmjetësimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Sipas statistikave të......
Shqipëri-Kosovë, marrëveshje bashkëpunimi për punësimin dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, Andin Hoti,......
Protokoll të ri për kontrollet e përbashkëta kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëpunimin dypalësh përmes hartimit të një Protokolli të ri......
“Tarifim me fasha për ujin” - Rezoluta për ERRU-në: Të nxitë ujësjellësat ta aplikojnë. Të ulet dhe tarifimi afrofe
Kuvendi i kërkon Enti Rregullator të Ujit të nxitë shoqëritë e ujësjellës - kanalizimeve të aplikojnë tarifa në blloqe apo siç njihet ndryshme tarifim me......
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë - Durrës - Rinas/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE
Komisioni i ligjeve miratoi marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas. Kalimi nga projekti fillestar me trena me......
Biznesi i vogël “mban” ekonominë - OECD: Shqipëria përparon në mbështetjen e sipërmarrjes, sfidë digjitalizimi
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të mbeten shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar rreth 78% të vlerës së shtuar dhe mbi 82% të......
Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit - Rama: Stërvitje e certifikim edhe për pilotë të NATO-s e Kosovës
Është çelur Shkolla Kombëtare e Fluturimit, e cila do të përgatisë në Shqipëri pilotë dhe kontrollorë të fluturimit sipas standardeve të NATO-s. Kjo Shkollë......
Indeksimi dhe bonuset, rreth 170 milionë euro në 2026-ën/ Objektiv, 400 euro pensioni mesatar dhe 220 euro ai i pjesshëm
Prej datës 1 Korrik po vijon shpërndarjen e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për të gjithë pensionistët. Ndërkohë, pritet që në muajin dhjetor të......



