ATM-ja më e lartë në botë qëndron në majë të një mali në një lartësi prej 4693 metra!
ATM-ja malore më e lartë në botë ndodhet në Qafën Khunjerab, në kufirin e Kinës dhe Pakistanit, në një lartësi prej 4693 metrash.
Gjatë dekadave të fundit, ATM-ja është bërë një nga pajisjet teknologjike më të përhapura në botë, por nuk do të prisnit ta shihnit një të tillë ndërsa udhëtoni nëpër malet e mbuluara me borë të Pakistanit, apo jo?
E megjithatë, ATM-ja më e lartë në botë me funksione të plota është instaluar në kalimin kufitar të Khunjerab Pass në provincën veriore pakistaneze të Gilgit-Baltistan.
I instaluar nga Banka Kombëtare e Pakistanit (NBP) në vitin 2016, ATM-ja me energji diellore dhe erës është një pamje vërtet e jashtëzakonshme në një vend kaq të izoluar.
Vendndodhja e ATM-së më të lartë në botë është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness. Kjo procedurë ishte një detyrë mjaft komplekse, për të cilën Bankës Kombëtare të Pakistanit iu deshën rreth katër muaj.
Mirëmbajtja e rregullt dhe rimbushja e ATM-së me para është gjithashtu një detyrë mjaft e mundimshme, pasi banka më e afërt është 82 kilometra larg.
Menaxheri i degës së Sost NBP, Zahid Hussain, shkon rregullisht me makinë drejt ATM-së, duke lundruar me erëra të forta, stuhi, rrëshqitje të shpeshta dheu dhe kalime të rrezikshme malore për t’u siguruar që është në gjendje pune.
I vendosur në lartësinë 4693 metra mbi nivelin e detit, ATM-ja i shërben kryesisht rojeve kufitare, të cilët marrin pagën mujore nëpërmjet tij, një grushti banorësh vendas dhe ata pak persona që kalojnë kufirin përmes kalimit.
Në të njëjtën kohë, rreth 5 milion rupi (1.3 milion rubla) tërhiqen prej saj çdo dy javë.
Një zëdhënës i Bankës Kombëtare të Pakistanit tha se zakonisht duhen rreth dy orë e gjysmë që një person të arrijë ATM-në më të lartë në botë.
Pavarësisht vëllimit të ulët të transaksioneve, banka e merr seriozisht këtë makinë për shkak të njerëzve që mbështeten në të.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.