Banka e Anglisë rrit normat e interesit – Parashikohet një recesion që do të zgjasë në kohë
Banka e Anglisë ka regjistruar rritjen më të madhe të normave të interesit në 27 vitet e fundit, pavarësisht sinjaleve për një recesion që pritet të ndodhë, në përpjekje për të ngadalësuar rritjen e inflacionit që pritet të tejkalojë pragun prej 13%.
Si pasojë e një rritjeje të shpejtë dhe domethënëse të cmimeve të energjisë shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë, komiteti i politikës monetare të Bankës së Anglisë miratoi një rritje me gjysëm pikë përqindje të normës së interesit në 1.75% – niveli më i lartë që nga 2008 kur ishte 1.25%.
Rritja me 50 pikë bazë ishte parashikuar nga pjesa më e madhe e ekonomistëve në një sondazh të agjencisë së lajmeve Reuters, ndërsa bankat qendrore në të gjithë botën po përpiqen të frenojnë rritjen e cmimeve.
Banka e Anglisë paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar po shkon drejt recesionit. Ekonomia pritet të tkurret në tremujorin e fundit të vitit 2022 dhe do të jetë në recesion – më i gjati në kohë që pas krizës dinanciare globale – për të gjithë vitin 2023.
Banka e Anglisë konfirmoi se ka në plan të nisë të shesë rreth 10 miliard paund bono për tremujor duke filluar nga muaji shtator.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.