Rama: Nga 38 në 64 pikë, Shqipëria ka dyfishuar rezultatin për transparencën buxhetore
Në podcastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te një vlerësim ndërkombëtar për Shqipërinë në fushën e transparencës buxhetore. Duke iu referuar rezultateve të Anketës së Buxhetit të Hapur 2025, Rama theksoi se Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore, duke e cilësuar këtë si rezultat të reformave, digjitalizimit dhe forcimit të mekanizmave të llogaridhënies gjatë dekadës së fundit.
“Dhe pika e fundit për sot, shënimi i fundit, është një tjetër vlerësim për Shqipërinë si vendi lider në Ballkanin Perëndimor. Për çfarë? Për transparencën buxhetore.
Një vlerësim ndërkombëtar domethënës: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, e realizuar nga një partneritet ndërkombëtar për buxhetin, që e rendit Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore.
Një rezultat i rëndësishëm që mat një nga elementët themelorë të mirëqeverisjes: sa i hapur është shteti ndaj qytetarëve në mënyrën se si mbledh, administron dhe shpenzon fondet publike.
Nga 38 pikë në vitin 2015, Shqipëria është 64 pikë në vitin 2025, pra thuajse dyfishin. Shqipëria ka shënuar progresin më të madh historik në këtë tregues, krahasuar me vendet e tjera.
Ka më shumë rëndësi fakti, madje, se nuk bëhet fjalë për një përmirësim të rastësishëm, por për një rezultat të një dekade reformash, digjitalizimi, rritje standardesh të raportimit dhe forcimit të mekanizmave llogaridhënës.
Dhe, në një kohë kur vendi po afrohet me Bashkimin Europian dhe po tërheq investime gjithnjë e më të mëdha ndërkombëtare, transparenca nuk është vetëm një standard demokratik, ai është një kusht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për besimin.
Natyrisht, kemi nevojë të bëjmë më shumë në këtë drejtim dhe kemi nevojë të rritemi më shumë. Dhe këtë e bëjmë duke vazhduar punën dhe duke synuar, jo më vendin e parë në rajon, por nivelin mbi mesatar të shteteve anëtare të Bashkimit Europian”, tha Rama.
Rama: E ardhmja e ekonomisë shqiptare varet nga kapitali njerëzor, arsimi profesional po kthehet në një zgjedhje strategjike për të rinjtë
Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te zhvillimi i arsimit profesional në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore......
Rama kritikon klimën e protestave: Po shtohen anulimet e rezervimeve
Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal te disa nga pasojat që, sipas tij, po shkaktojnë protestat dhe tensionet politike në vend. Ai ngriti......
Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tavanet e reja për naftën dhe benzinën
Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar më 13 qershor 2026, ka vendosur çmimet e reja maksimale të shitjes për nënproduktet e naftës, duke përcaktuar......
Shqiptarët "të fiksuar" pas Botërorit/ FIFA World Cup dhe sporti mbeten tema që dominojnë kërkimet në Google
Një valë e re interesi për futbollin ndërkombëtar ka përfshirë përdoruesit shqiptarë të internetit, teksa ndeshjet e ekipeve po kthehen në ndër temat më të......
ALTAX: Shqipëria jeton më mirë se një dekadë më parë/ Indeksi i jetesës 2025- 2026, pabarazia mbetet sfidë kryesore
Një analizë e publikuar nga ALTAX arrin në përfundimin se shqiptarët jetojnë më mirë në vitet 2025–2026 krahasuar me një dekadë më parë, megjithëse......
Greqia, zgjedhja e tretë e turistëve evropianë/ Garë e fortë mes Spanjës, Portugalisë, Italisë dhe Kroacisë
Sipas një ankete nga GËI Travel, të kryer në janar dhe shkurt 2026, Greqia renditet e treta midis preferencave të gjermanëve dhe italianëve për të udhëtuar......
Bien shifrat e fluturimit, shtohen telefonatat/ Kosovë - çfarë tregojnë shifrat e ASK-së për prillin
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin prill 2026, duke paraqitur të dhëna mujore për......
Të drejtat e pasagjerëve të fluturimit zgjerohen/ Linjat ajrore kanë një vit kohë për të zbatuar rregullat e reja
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumëvjeçare, përfaqësuesit e BE dhe të Parlamentit Evropian ranë dakord për një reformë të të drejtave......



