‘Barazohet’ raporti Dollar-Lek dhe Euro-Lek – Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan pas rritjes së fortë që regjistroi ditën e djeshme duke u blerë 117 lekë dhe pse vijon të qëndrojë në vlera pozitive është blerë sot me 116.5 lekë dhe është shitur me 117.9 lekë.
Njësoj është blerë sot edhe monedha europiane e cila blihet sot 116.5 lekë dhe shitet me 117.2 lekë në raport me ditën e martë sipas kursit të këmbimit lokal duke u barazuar kështu me Dollarin në blerje.
Paundi britanik ka pasur një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 137.2 lekë dhe është shitur me 138.7 lekë.
Franga zvicerane është forcuar ndjeshëm duke shënuar një rritje të konsiderueshme të vlerës teksa blihet sot me 120.4 lekë dhe shitet me 121.7 lekë në raport me dje referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.