Bursat europiane e nisin javën në rritje – Investitorët presin procesverbalin e takimit të fundit të FED
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të javës, ndërsa investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale, për të mësuar më shumë detaje mbi normat e interesit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.
Sektori i automjeteve dhe ai minerar po kryesojnë fitimet, në rritje me rreth 0.7%. Ndërkohë, javën e kaluar indeksi FTSE 100 i Londrës dhe CAC 40 i Parisit prekën përkohësisht nivelet më të larta në histori.
Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm, për shkak se të dhënat e publikuara në SHBA sugjerojnë se Rezerva Federale mund të vijojë me politikën monetare shtrënguese. Gjithashtu, tregjet po presin edhe të dhënat mbi prodhimin në Eurozonë dhe besimin konsumator.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.