Bursat europiane zgjerojnë humbjet – Investitorët, të shqetësuar mbi përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë
Tregjet europiane të aksioneve po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe tensionet gjeopolitike. Indeksi pan-Europian, Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.8%, ndërsa një ditë më parë ra me 2% të vlerës.
Paralelisht me shqetësimet që kanë të bëjnë me rritjen e interesave nga bankat qëndrore më të mëdha në botë, investitorët europianë po ndjekin nga afër edhe zhvillimet në Ukrainë, pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në Kiev.
Tregjet janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në Shtetet e Bashkuara, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, ndërsa fillon edhe sezoni i fitimeve tremujore të korporatave. Ndër zhvillimet e tjera, Banka e Anglisë ndërhyri sërish në tregun e borxhit, ndërsa njoftoi zgjerimin e programit të blerjes së obligacioneve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.