Shqipëria Postuar më 23 Korrik 2026, 17:42

Kuvendi voton mes tensioneve/ Miratohen pr.ligjet “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, “Pronësinë industriale”, “Turizmin”. Ismail Shehu, kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Nga Scan TV

 


Në një situatë të tensionuar, Kuvendi votoi sot projektligjet në rendin e ditës, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kontestuar procesin e votimit.
Me 84 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi miratoi projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”.


Projektligji për ndryshime në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë u miratua me 85 vota pro dhe 2 kundër. Sakaq, ndryshimet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile” u miratua me 82 pro dhe 1 kundër, ndërsa projektligji për ndryshime “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” me 83 vota pro dhe 1 kundër.
Po ashtu, Kuvendi miratoi projektligjin për ndryshime në ligjin “Për pronësinë industriale” me 83 vota pro dhe 2 kundër.


Gjithashtu, një tjetër projektligj i miratuar sot, ishte ai për ndryshime në ligjin “Për turizmin”, i cili mori 84 vota pro dhe 2 kundër.
Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë me  84 pro dhe 5 kundër, si dhe ndryshimet në ligjin “Për Avokaturën e Shtetit” me 82 pro dhe 2 kundër.
Me 83 vota pro dhe 2 vota kundër u miratuan po ashtu edhe ndryshimet në ligjin “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” si dhe ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”.


Kuvendi votoi me projektvendime të veçanta edhe 18 kandidatura për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, nga të cilat u miratua emërimi i tre kandidaturave.
Konkretisht Kuvendi miratoi me 73 vota pro emërimin e Edvin Simos; Donika Dacit dhe  Nertil Kaninës.


Ndërkohë, u rrëzuan kandidiaturat e Florent Zguros, Enkeleon Topullit, Lulzim Matas, Ergys Strezas, Julian Dhimës, Najada Merollit, Florian Sahatçiut, Erald Mihalit, Bledar Cengut, Xhovan Gjinit, Hipokrat Bibës, Lorena Beqirit, Endri Dafës, Hektor Mucajt dhe Gjergji Kostës.
Me 78 vota pro, Kuvendi emëroi Ismail Shehun kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik, ndërsa rrëzoi kandidaturën e Behar Zenelit.

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat