Çelja e negociatave – Von der Leyen vlerëson arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sot nisin një proces historik atë te hapjes se negociatave për pranim ne Bashkimin Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka vlerësuar arritjet e dy vendeve dhe ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave.
“Pas konferencës ndërqeveritare sot, komisionet dhe ekipet negociuese do të fillojnë punën sot dhe shqyrtimi i Bashkimit Europian do të jetë hapi i parë dhe ky shqyrtim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet europiane dhe ne do të vijojmë shumë shpejt me të. Pika e dytë është që ne do të vazhdojmë të jemi më afër në fusha kyçe. Për shembull Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane dhe kjo do të rris pikërisht përballjen që Shqipëria do të ketë mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspekte të tjera të dëmeve të ndryshme në mënyrë të tillë që BE të jetë aty dhe të mbështesë sa herë që të ketë shkaqe të tilla. Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të shqyrtojë me ne marrëveshjen Frontex, pra që do të jetë dislokimi i Frontex në kufijtë e Maqedonisë së Veriut. Dhe pika e tretë është që përfitimet do të vijojnë teksa ju avanconi me negociatat, do të ketë një rritje të investimeve, do të ketë bashkëpunime të vazhdueshme në fusha kyçe si energjia dhe transporti. Ju do të maksimizoni impaktin e fondit të BE-së që do të thotë punësime të reja, mundësi të reja dhe pikërisht për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj dhe që kanë punuar kaq shumë dhe që e meritojnë”, u shpreh von der Leyen nw fjalimin e mbajtur.
Në fund von der Layen i është drejtuar personalisht krerëve të qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se kanë treguar lidership, vizion, se kanë treguar durim strategjik me sasi të mëdha. Dhe jo vetëm kaq por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus, ata kanë treguar bashkimin me vlerat europiane si partnerë të vërtetë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.