Çfarë është një “Elefant i Bardhë” në ekonomi? Koncepti ekonomik që vjen nga lashtësia e Azisë
Termi “Elefant i Bardhë” vjen nga Azia. Elefanti i bardhë është një kafshë e rrallë që në kohët e lashta adhuroheshin si kafshë të shenjta dhe zakonisht i jepeshin mbretërve si dhuratë.
Historia tregon se vetë mbreti mund t’i jepte dikujt një elefant të bardhë si dhuratë, për fat të mirë ose për fat të keq.
Nëse ai e pëlqente marrësin e dhuratës, ai do t’i dhuronte atij edhe tokë sëbashku me elefantin, në mënyrë që të mbulonte edhe shpenzimet për mbajtjen e tij.
Nëse nuk e kishte përzemër marrësin, nuk i dhuronte tokë por vetëm elefantin, duke e kthyer dhuratën e tij në një barrë financiare për të.
Sot, termi “Elefant i Bardhë” përdoret si një koncept ekonomik dhe nënkupton diçka e cila ka një kosto mirëmbajtje që nuk është në përputhje me dobinë ose vlerën e tij, shkruan SCAN.
Në fushën e investimeve, ky term i referohet një aseti që është shumë i kushtueshëm për t’u mbajtur, të pamundur për t’u shitur, dhe jashtëzakonisht të vështirë për të fituar diçka prej tij.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.