Çmimet e naftës rriten – Tensionet në Lindjen e Mesme rëndojnë mbi investitorët
Edel Strazimiri/ SCAN
Çmimet e naftës së papërpunuar amerikane, njohur gjithashtu si WTI, u rrit 3.56% në 77.39 dollarë për fuçi, ndërsa Brent u rrit me 3.08% në 80.48 dollarë, pasi tensionet në Lindjen e Mesme po nxisin paqëndrueshmërinë e tregut.
Kjo vjen pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei është betuar për hakmarrje ndaj Izraelit për vrasjen e shefit politik të Hamasit, në një vrasje shokuese që rrezikon përshkallëzimin e konfliktit.
Khamenei tha se Izraeli “përgatiti një dënim të ashpër për veten” pasi Ismail Haniyeh u vra në një sulm ajror para agimit në kryeqytetin iranian Teheran të mërkurën.
“Ne e konsiderojmë hakmarrjen e tij si detyrën tonë,” tha Khamenei në një deklaratë në faqen e tij zyrtare, duke thënë se Haniyeh ishte “një mysafir i dashur në shtëpinë tonë”.
Komentet e tij erdhën pasi Hamasi e vuri fajin për sulmin në këmbët e Izraelit.
Në një deklaratë, grupi tha se Haniyeh u vra “në një sulm ajror sionist në rezidencën e tij në Teheran pasi ai mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit”.
Izraeli ishte zotuar se do të vriste Haniyeh dhe liderë të tjerë të Hamasit lidhur me sulmin e grupit në Izrael më 7 tetor.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.