Çmimet e naftës, të pandryshuara për 2022 – Analistët e JP Morgan parashikojnë rënie të lehtë për 2023
Çmimet e naftës do të jenë të qendrueshme për pjesën e mbetur të vitit, por do të ulen pak në vitin 2023, sipas analistëve të tregjeve. Çmimet globale të naftës u rritën në më shumë se 120 dollarë për fuçi pas nisjes së luftës në Ukrainë, por janë ulur nën 100 dollarë për fuçi javët e fundit. Nafta e papërpunuar Brent aktualisht po tregtohet rreth 95 dollarë për fuçi dhe pak më poshtë se 89 dollarë për fuçi ajo e Teksasit Perëndimor.
Ndonëse, presin që çmimet të jenë të qendrueshme gjatë gjysmës së dytë të 2022, analistët thonë se ende nuk është vlerësuar ndikimi i mundshëm i një recesioni ekonomik. Banka amerikane JPMorgan mban një vlerësim modest prej 101 dollarë për fuçi për pjesën mbetur të vitit.
Natasha Kaneva, kreu i kërkimit global të mallrave në JPMorgan, tha se nafta e papërpunuar do të bjerë në një mesatare prej 101 dollarë për fuçi në gjysmën e dytë të vitit 2022, ndërsa parashikon se çmimi për fuçi do të jetë 98 dollarë në vitin 2023.
Në një raport të korrikut, JPMorgan thekson se rreziku i recesionit ekonomik global po rritet dhe në këto situate çmimet e naftës priren të bien me 30 deri në 40%.
BE planifikon të zëvendësojë dy të tretat e importeve të gazit rus deri në fund të vitit, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë po vijon.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.