Çmimet e referencës rrisin pronat me 35% – Ndërtuesit kanë hequr dorë nga marrja e lejes
Qytetarët që duan të blejnë një pronë në kryeqytet do të duhet të paguajnë më shumë. Ndryshimi i çmimeve të referencës sjell një kapërcim prej afro 35 për qind të kostos së deritanishme.
Për këtë arsye, Shoqata e Ndërtuesve kërkon ngrirje të vendimit të miratuar në Korrik, deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri të pasurive të paluajtshme. Sipas shoqatës, minimalisht 1 metër katror do të kushtojë 150 euro më shtrenjtë për shkak se rriten detyrimet ndaj shtetit.
Sipas ndërtuesve, ndryshimi në mes të vitit i çmimeve të referencës kanë bërë që ata të heqin dorë nga zbardhja e lejes së ndërtimit.
Që me hyrjen ne fuqi, vendimi ka filluar të japë ndikimin e parë në çmimin e banesave në vend, ku është vënë re ndryshim i vlerës së pronave.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.