Çmimet “fryjnë” arkën e doganave – Të ardhurat rriten me 105 milionë euro në 4-mujor!
Rritja e çmimeve përgjatë këtij viti janë përkthyer një një arkë më të “shëndetshme” për doganat shqiptare. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e doganave, në 4 mujorin e parë të vitit janë mbledhur në total 65.5 miliardë lekë apo 542 milionë euro.
Rritja krahasuar me periudhën Janar-Prill 2021 regjistrohet në 12.7 miliardë lekë apo 105 milionë euro më shumë. E kthyer në përqindje, doganat kanë pasur një perfomancë në rritje prej 25 për qind në 4 muajt e parë të këtij viti.
Po ashtu, edhe në në krahasim me planin katër mujor të fillimvitit , të ardhurat janë tejkaluar është rreth 7 miliardë lekë apo 58 milionë euro. Ajo që vihet re është se katër mujori Janar-Prill 2022 ka realizmin më të lartë të çdo katër mujor që prej vitit 2013. Referuar zërave që kanë pasur peshën më të madhe në rritjen e të ardhurave, sikurse pritej është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ku krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më praë janë mbledhur rreth 88 milionë euro me shumë.
Sipas doganave rritja është stimuluar kryesisht nga rritja e importit të energjisë elektrike, metalet baze, rritje e çmimeve të karburantit dhe rritje nga mallrat e konsumit të përgjithshëm.
Nga akciza janë mbledhur 8.3 milionë euro më shumë, ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 100 ton. Nga renta minerare janë mbledhur 5.3 milionë euro më shumë, për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth 70% dhe nga taksat doganore 2.5 milionë euro, kryesisht nga importi i mallrave me origjinë kryesisht Kinë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.