Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e Hamallajt, ku po përmbyllet një investim i rëndësishëm për rehabilitimin e plotë të këtij objekti, me synim rritjen e kapaciteteve të sistemit të kullimit dhe mbrojtjen e zonave bujqësore, të banuara dhe turistike nga përmbytjet.
Investimi ka përfshirë rikonstruksionin e infrastrukturës së stacionit të pompimit, instalimin e pompave të reja me kapacitet më të lartë, sistemeve automatike të komandimit dhe pajisjeve moderne teknike, duke rritur ndjeshëm eficiencën dhe sigurinë e funksionimit të hidrovorit.
Gjatë inspektimit, Ministri Salla theksoi se ky është një investim strategjik për një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë bujqësor dhe turistik në vend.
“Bashkë me Kryetaren e Bashkisë dhe drejtorin e Bordit të Kullimit jemi në Hidrovorin e Hamallajt, ku kemi realizuar një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturën e stacionit të pompimit dhe kemi investuar në pajisjet e nevojshme për funksionimin e tij. Ky është një investim i domosdoshëm për të parandaluar problematikat gjatë sezonit të dimrit, pasi rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore varen nga funksionimi i këtij hidrovori”, u shpreh ministri.
Salla bëri të ditur se investimi ka rritur kapacitetin e pompimit përmes pajisjeve të reja dhe sistemeve elektronike automatike, duke garantuar një reagim më të shpejtë dhe më efikas në rast të reshjeve intensive.
“Ky investim nuk i shërben vetëm bujqësisë, por edhe turizmit, i cili po zhvillohet me ritme të shpejta në këtë zonë. Është shumë e rëndësishme që, krahas përgatitjes për sezonin veror, të kemi infrastrukturën e nevojshme për të parandaluar problematikat gjatë sezonit të dimrit. Ky ishte një investim i kërkuar nga Bashkia Durrës dhe i financuar nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Bujqësisë”, deklaroi ai.
Ministri theksoi se qeveria po vijon të investojë në modernizimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit në të gjithë vendin, si një element kyç për mbështetjen e fermerëve, mbrojtjen e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Ne jemi këtu për të parandaluar dhe për të investuar. Në pamje të parë mund të duket si një godinë, por në të vërtetë ky hidrovor kryen një funksion jetik për kullimin e mijëra hektarëve tokë bujqësore dhe për mbështetjen e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Do të vijojmë të financojmë investime të tilla në të gjithë Shqipërinë”, përfundoi Ministri Salla.
Falë këtij investimi, është rritur ndjeshëm kapaciteti dhe siguria e sistemit të kullimit, duke garantuar mbrojtjen e mbi 1,300 hektarëve tokë bujqësore, si dhe të zonave të banuara e turistike të Bashkisë Durrës, ndërsa përfitimet e tij shtrihen në një sipërfaqe edhe më të gjerë bujqësore që varet nga funksionimi i këtij sistemMinistri
Ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar/ Qeveria miraton marrevëshjen me Maqedoninë e Veriut
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......
“ATP, dy ditë në javë takime me qytetarët për pronat”/ Gogu: Kapitujt me BE synohet të mbyllen brenda shtatorit 2027
Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura pronësie do të mund të komunikojnë drejtpërdrejt me drejtuesit e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Çdo të mërkurë,......
Hapet dega e “Ziraat Bank” në Tiranë / I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama
Në Tiranë u zhvillua ceremonia e hapjes së degës së bankës se re, “Ziraat Bank”, ku I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, ministra të qevererisë......
Cili qark prodhon më shumë bimë medicinale? Prodhimi dyfishohet në një dekadë. Shkodra dominon me 72% të peshës
Prodhimi i evidentuar i bimëve medicinale dhe erëzave në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2025, duke arritur nivelin më të lartë të dekadës së......
Airbnb në Shqipëri, si po ndryshon tregu? Vlora udhëheq për fluksin, Golemi regjistron tarifën mesatare ditore më të lartë
Tregu i Airbnb në Shqipëri vijon të shfaqë performancë pozitive gjatë vitit 2026, me rivierën shqiptare që mbetet destinacioni më i kërkuar nga turistët......
Shtrëngohen rregullat për pronarët përfitues - Ndryshon sërish ligji, më shumë kontroll mbi pastrimin e parave
Qeveria do të ndryshojë ligjin për pronarët përfitues, me qëllim plotësimin e mangësive që ka dhe hapësirave që krijon për pastrimin e parave nga subjektet......
Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë për Frangën dhe Paundin
Dollari amerikan nuk ka pasur ndryshime të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë duke e nisur këtë të mërkurë në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot......
Moti i keq në vend, MIE: 21 fidera jashtë funksioni dhe mbi 1,000 punonjës në terren për rikthimin e energjisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq gjatë mbrëmjes së kaluar dhe......

