Çmimi i qumështit të importit u rrit 21% – 8-mujori/ Industria në “krizë”, ulet sasia e blerë nga jashtë!
Konsumatorët shqiptarë po përballen me një rritje të shpejtë të ccmimit qumështit në vend, ndërkohë që fabrikat paralajmërojnë sërish shtrenjtim. Që nga fillimi i krizës, 6 muaj më parë, çmimi i këtij produkti të prodhuar në vend është rritur me afro 27.5 për qind për paketim 1.4 litër.
Por mesa duket, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me importin. Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të doganave, të përpunuara nga SCAN TV, në periudhën Janar-Gusht 2022 janë importuar 10.1 mijë ton qumësht, me një rënie prej afro 3 mijë ton krahasuar me një vit më parë.
Por ndërsa sasia e importuar ka rënë, vlera është rritur ndjeshëm. E gjithë sasia e importuar është blerë me një vlerë prej afro 87 milionë lekësh apo 6.8 milionë euro, me një rritje prej 1 milionë euro. Sipa kalkulimeve, mesatarisht një litër qumësht e importuar ka kushtuar gjatë këtij viti 79 .5 lekë, me një rritje prej 13.9 lekë për litër apo 21 për qind krahasuar me një vit më parë. Serbia dhe Italia përfaqësojnë 2/3 e importit të qumështit si në sasi ashtu edhe në vlerë.
Importet nga Serbia përbëhen pothuajse ekskluzivisht në qumësht gjysmë të pasterizuar, ndërsa importet nga shumica e vendeve të tjera kryesisht konsistojnë në qumësht UHT në paketim me pakicë. Nisur nga shifra e prodhimit, importi zë një hapsirë të pakonsiderueshmë në konsum, në vetëm 1.5 për qind në bazë vjetore.
Megjithatë nga i gjithë qumështi që prodhohet, vetëm 11 për qind kalon në linjat e përpunimit të industrisë dhe 89 për qind prodhohet për konsum vetjak apo shitet në mënyrë informale nga baxhot e vogla, si dhe në formë të drejtëpërdrejtë nga fermeri tek konsumatori.
Ecuria e kësaj industrie në vend vijon të ketë vështirësi pasi sipas të dhënave të INSTAT prodhimi i qumshtit ka ardhur në rënie, çka ka vënë në vështirësi fabrikat për gjejtjen e lëndës së parë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.