Kriza energjetike në Europë – 225 miliardë euro në ndihmë të vendeve anëtare
Vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të përdorin 225 miliardë euro në kredi të pashfrytëzuara nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së për t’u përballur me problemet e energjisë dhe sfidat e tjera si pasojë e luftës ruse në Ukrainë.
Bashkimi Europian ka prezantuar një program të paprecedentë të huamarrjes prej 800 miliard eurosh një vit më parë për të ndihmuar 27 vendet anëtare që të rimëkëmben nga pandemia e Covid 19 dhe të bëjnë ekonomitë e tyre më të gjelbëra.
Por në vend të pandemisë, qeveritë europiane aktualisht po përballen me një krizë të kostos së jetesës të shkaktuar nga rritja e cmimeve të energjisë pasi Rusia ka ndërprerë pjesën më të madhe të furnizimit me gaz drejt BE-së, si reagim për mbështejen e Europës ndaj Ukrainës.
Vendet anëtare mund të kërkojnë kredi për të financuar investime dhe reforma shtesë duke përfshirë dhe ato të cilat aktualisht i kanë miratuar planet e tyre. Këto kredi mund të përdoren për t’iu përgjigjur agresionit rus, si dhe për të financuar reformat nën “REPouerEU”, një plan për të reduktuar varësinë nga nafta ruse.
Qeveritë europiane mund të modifikojnë gjithashtu planet e shpenzimeve të miratuara, sepse lufta në Ukrainë ka ndryshuar rrethanat në të cilat u hartuan planet fillestare. Por gjithashtu mund të bëhen ndryshime sepse shuma që do të marrë cdo vend është përshtatur pak pas publikimit të të dhënave të vitit 2021 mbi rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.