SHBA, fonde për prodhuesit e mikroçipeve – Kushti është shkëputja e marrëdhënieve me Kinën
Uashingtoni synon të blindojë tregun duke pasur si eksperiencë krizën e zinxhirave të logjistikës në kulmin e pandemisë së Covid. Kohë kur i gjithë perëndimi e gjeti veten në mungesë të theksuar mikroçipesh.
Kësaj i shtohet dhe situata e tensionuar me Kinën, nga çipet e së cilës industritë amerikane vijojnë të jenë shumë të varura.
Për këtë arsye administrata Biden ka prezantuar “Chips act”, një plan prej 52 milion dollarësh në mbështetje të prodhimit vendas të mikroçipeve. Presidenti amerikan u shpreh se kjo është një teknologji e shpikur dhe e perfeksionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa iniciativën e cilësoi si një investim shumë të madh që do të krijojë vende pune dhe teknologji për të ardhmen.
Por kreu i Shtëpisë së Bardhë u tregua i qartë: cdo sipërmarrje që do të përfitojë nga fondet duhet të impenjohet që të mos ndërtojë në Kinë struktura teknologjike për të paktën 10 vjet.
Objektivi i këtij plani është rekuperimi i terrenit, duke ia hequr atë sa në shumë të jetë e mundur Pekinit.
Nëse nga njëra anë Uashingtoni duket se e ka marrë mësimin, për sa i përket problemeve post pandemisë, nga ana tjetër është një luftë e ftohtë në horizont, fillimisht nëpërmjet garës së gjysëmpërcjellësve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.