Viti i ri shkollor me probleme të vjetra – Në të gjithë vendin nisën vitin mësimor 250 mijë nxënës
Edhe ky vit shkollor filloi me më pak nxënës nëpër klasa. Emigracioni masiv ka bërë që në katër vitet e fundit nga sistemi ynë arsimor të largohen 58 mijë nxënës. Këto të dhëna të INSTAT, përmendi edhe aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, i ftuar sot në emisionin ‘Start’ në SCAN TV.
Një sfidë për vendin e quajti largimin e fëmijëve edhe Ministria e Arsimit Evis Kushi, gjatë Kongresit Kombëtar të Arsimit që u mbajt sot.
“Përveç krizës globale, ne këtu në Shqipëri po përballemi edhe me një tendencë tjetër, një sfidë tjetër. Një tendencë në fakt me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik. Një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo për punësim, drejt vendeve perëndimore siç është Gjermania, por jo vetëm”, u shpreh ajo.
Ndërkohë një sfidë tjetër për sistemnin tonë arsimoir është edhe digjitalizimi. Rreth 21 milion euro të dhaa nga qeveria do të shkojnë për zhvillimi i lëndës së informatikës dhe krijimin e klasave digjitale në cdo shkollë të vendit.
Këtë vit shkollor në gjithë vendin u ulen për herë të parë në bankat e shkollës 29 mijë nxënës, ose 1 mijë më pak se vitin e kaluar. Në klasat e 10-ta 28 mijë nxënës dhe në të gjithë sistemin parauniversitar të vendit u regjitruan 250 mijë nxënës gjithsej.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.