Pse paketa antikrizë nuk e zgjidh krizën? – Duro: Është përjashtuese, paga minimale rrit kostot e bizneseve
Paketa e dytë anktikrizë e bërë publike nga qeveria, e cila parashikon indeksim të pensioneve dhe pagave për disa kategori, mesa duket nuk do të arrijë ta përmbushë misionin e saj.
I këtij mendimi është eksperti i ekonomisë, Enton Duro, i cili në një intervistë për SCAN TV, thekson se kjo ndërhyrje është përjashtuese, ndërkohë që rrit edhe kostot mbi biznesin.
I pyetur nëse do të ishte e udhës të ndërhyhej në ulejn e TVSH-së për lehtësimin e qytetareve nga çmimet e rritura, Duro shprehet se kjo nuk praktike dhe e kontrollueshme për vendin tonë.
Në paketën e dytë sociale, qeveria vedosi të indeksojë pensionet me 6 për qind, një pjesë të pagave në sektorin publik me 7 % dhe të rrisë pagën minimale në shkallë vendi në 34 mijë lekë në muaj.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.