Rritet numri i të papunëve në Britaninë e Madhe – Gjithnjë e më shumë njerëz i largohen tregut të punës
Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1974, në 3.6%, në një kohë që edhe më shumë njerëz janë larguar nga tregu i punës sipas të dhënave zyrtare. Një situatë e tillë cilësohet një vështirësi më shumë që i shtohet inflacionit, për Bankën e Anglisë. Ekonomistët e pyetur nga agjencia e lajmeve Reuters prisnin që shkalla e papunësisë të qëndronte në 3.8%.
Zyra e statistikave kombëtare u shpreh se numri i personave të papunësuar u rrit me 40 mijë në periudhën maj – korrik, më pak se një e treta e rritjes së pritur. Shkalla e pasivitetit ekonomik – duke llogaritur përqindjen e popullsisë që nuk është në gjendje pune dhe nuk kërkon punë – u rrit me 0.4 pikë përqindjeje në tremujor, në 21.7%. Niveli më i lartë që nga janari i 2017-ës.
Zyra kombëtare e statistikave u shpreh se situata e krijuar është pasojë e një numri në rritje të personave që klasifikohen si të sëmurë për një kohë të gjatë, si dhe të studentëve që largohen nga tregu i punës. Banka e Anglisë shpreh shqetësim për rritjen e pasivitetit në tregun e punës pasi mund të ndihmojë në nxitjen e presioneve inflacioniste, për shkak të mungesës së kandidatëve për të plotësuar vendet e punës.
Banka e Angliskë rriti normat e interesit një muaj më parë, me përqindjen më të lartë që nga vitit 1995 duke konfirmuar se do të veprojë me këmbëngulje nëse presioni do të mbetet i vazhdueshëm. Në 22 shtator pritet një rritje e rradhës së normave të interesit. Shifrat që pritet të publikohen të mërkurën parashikohet të tregojnë se indeksi i çmimeve të konsumit në Britani u rrit me 10.2% në 12 muaj deri në gusht, sipas ekonomistëve të pyetur nga agjencia e lajmeve Reuters.
Pagat pa përfshirë bonuset, u rritën me 5.2 për qind, duke rritur ritmin nga tre muaj deri në qershor në shkallën e tyre më të lartë që nga tre muajt deri në gusht 2021. Sondazhi i Reuters tregoi një rritje prej 5%. Duke përfshirë bonuset, pagat u rritën me 5.5%, pak më shumë se parashikimi i sondazhit prej 5.4 për qind. Numri i vendeve të lira të punës në periudhën qershor-gusht ra më së shumti në dy vitet e fundit, me 34 mijë megjithëse mbeti i lartë historikisht: 1 milion e 266 mijë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.