Dollari i rikthehet fitimeve – Tregjet presin takimin e FED, përcaktues për ecurinë në vijim
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të lartë në 2 vitet e fundit në sesionin e sotëm, ndërsa vendimet që do të marrë Rezerva Federale ditën e sotme pritet të ndikojë ecurinë e tregjeve në muajt në vijim. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 110, pasi fitoi rreth 0.6% të vlerës në sesionin e kaluar.
Në mbrëmjen e sotme, Rezerva Federale do të njoftojë vendimet mbi politikën monetare dhe me shumë mundësi norma bazë e interesit do të rritet me 75 pikë bazë, por ka 19% mundësi që norma bazë të rritet me një pikë të plotë përqindje.
Analistët parashikojnë se deri në mars të vitit 2023, norma bençmark e interesit do të arrijë në 4.5%. fokusi i investitorëve do të jetë edhe te publikimi i projeksioneve ekonomike. Sesionin e kaluar, Banka Qendrore e Suedisë surprizoi tregjet duke rritur normën bazë të interesit me 100 pikë bazë.
Paundi britanik, ndërkohë, po tregtohet në rreth 1.1480 dollarë, niveli më i ulët në 37 vitet e fundit. Gjatë kësaj javë pritet të publikojnë vendimet e tyre edhe Banka e Anglisë me Bankën e Japonisë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet pranë 19 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1320 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.