Ekonomia humb miliona euro nga fasonët – Prençe: Kërkojmë ndihmë që të kalojmë në cikël të mbyllur
Industria me matetrial porositësi kërkon ndihmën e qeverisë që përmes politikave të ndërmarra, kompanitë që funksionojnë në këtë sektor të shndërrohen në biznese me cikël të mbyllur duke prodhuar tërësisht “Made in Albania”.
Kryetar i Shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe, shprehet se ekonomia shqiptare humbet miliona euro vetëm nga mënyra se si funksionojnë aktualisht këto kompani.
Prençe përmend edhe disa nga problematikat e tjera me të cilat po përballet ky sektor dhe mungesën e vëmendje nga ana e qeverisë në hartimin e paketës fiskale.
Industria fasone prodhon tekstile dhe këpucë me material të importuar nga jashtë, duke përdorur fuqinë punëtore shqiptare.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.