Ekonomia u rrit me 4,06% në tremujorin e dytë
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhënat për rritjen e ekonomisë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,06 % në terma realë, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2023.
Ndër degët që kanë dhënë kontribut pozitiv janë “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +1,12 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +1,12 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +0.86 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0.62 pikë përqindje.
(vijon)
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.