Eksportet e naftës ruse bien në gusht – Rusia regjistron shifrat më të ulëta që nga marsi i 2021
Kristi Ceta/SCAN
Eksporti rus i naftës dhe karburantit ra me 290,000 fuçi në ditë në gusht 2024, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, në 7 milionë fuçi në ditë. Këto janë shifrat më të ulëta që nga marsi i 2021.
Të ardhurat përkatëse ranë me 1.6 miliardë dollarë në gusht, në raport me muajin e mëparshëm, në 15.3 miliardë dollarë, që është niveli më i ulët që nga korriku 2023. Kjo ka ndodhur në periudhën e rënies së çmimeve dhe vëllimeve të ofertës, tha IEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë) në Raportin e Tregut të Naftës në shtator.
Nuk dihet nëse rënia e thellë e eksporteve të naftës ruse në gusht është rezultat i përpjekjeve për të përmbushur detyrimet e kartelit OPEC Plus për të reduktuar prodhimin ose lidhet me punën më intensive të mirëmbajtjes në fushat e naftës, shtoi IEA.
Të ardhurat nga shitja e produkteve të naftës u ulën me 480 milionë dollarë, duke shkuar në 5.6 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat nga shitja e naftës u reduktuan me 1.2 miliardë dhe kapën vlerën 9.6 miliardë dollarë, thuhet në raport.
Eksportet e naftës ranë më së shumti në gusht, me 270,000 fuçi në ditë në terma vjetorë në 4.4 milionë fuçi në ditë. Furnizimi me derivate të naftës u ul me 20,000 fuçi në ditë në 2.65 fuçi në ditë. Eksporti i produkteve të lehta të naftës (nafta, benzinë dhe benzinë) gjithashtu ra me 240,000 fuçi në ditë.
Çmimet për blerjen e naftës Urals u ulën me 3.5-4 dollarë në gusht, në 68.3 dollarë për fuçi pas rënies së çmimeve të naftës së papërpunuar Brent.
Në raportin e shtatorit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë reduktoi vlerësimin e saj për rritjen e kërkesës globale të naftës në 2024 me 70,000 fuçi në ditë, në 900,000 të tilla, për shkak të kërkesës më të ulët në Kinë, si dhe mbajti vlerësimin për rritjen e kërkesës në 2025 në 950,000 fuçi në ditë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.