Anijet çisternë po përballen me skenarin më të keq - Irani intensifikon sulmet në Hormuz, trafiku bie në nivelin më të ulët në 3 javë

Gjendja e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit është shndërruar në “skenarin më të keq të mundshëm” për anijet cisternë që transportojnë naftë, pasi Irani ka sulmuar vazhdimisht anijet gjatë javës. “Ne shohim uljen e vëllimit të tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit dhe tani ekuipazhet e anijeve janë edhe më të shqetësuara se më parë”, tha Dimitris Maniatis, drejtor ekzekutiv i Marisks me seli në Athinë.
Të paktën 9 anije janë sulmuar që nga 6 korriku, ndërsa Irani përpiqet t’i detyrojë anijet të lundrojnë në Hormuz përmes ujërave të tij territoriale dhe jo në një rrugë alternative përgjatë bregdetit të Omanit të mbrojtur nga ushtria amerikane, referuar të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare Detare, një agjenci e Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, ushtria amerikane neutralizoi një anije cisternë pa ngarkesë, pasi rivendosi bllokadën detare kundër Iranit, sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. Anija cisternë M/T Belma, me flamur të Curacaos, injoroi paralajmërimet e shumta ndërsa kaloi nëpër ujërat ndërkombëtare drejt ishullit Kharg të Iranit.
Rruga tradicionale përmes Hormuzit, e njohur si skema e ndarjes së trafikut, mbetet shumë e rrezikshme për t'u përdorur nga anijet për shkak të kërcënimit të minave. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump tha se Hormuz ishte i hapur për të gjitha anijet, përveç atyre të Iranit, pas rivendosjes së bllokadës detare nga SHBA. Por kompanitë e gjurmimit të anijeve kanë vërejtur një rënie të ndjeshme të trafikut. Hormuzi është i mbyllur kryesisht, me vetëm një numër të vogël anijesh që kalojnë me sistemet e identifikimit të fikur, sipas ekipit të analistëve të Lloyd që monitorojnë ngushticën.
Trafiku ka rënë në nivelin më të ulët në 3 javë, sipas të dhënave nga firma e inteligjencës tregtare Kpler. Tranziti i anijeve ra në 8 të enjten, nga 15 anije që kaluan të mërkurën. Më shumë se 100 anije kalonin tranzit në Hormuz çdo ditë përpara se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të sulmonin Iranin më 28 shkurt.
Në ditët e fundit, SHBA ka ndërmarrë gjashtë raunde sulmesh ajrore kundër Iranit, në hakmarrje për sulmet ndaj anijeve çisternë. Teherani është përgjigjur me breshëri raketash që synojnë aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik. Irani dhe aleatët e tij Huthi në Jemen tani po kërcënojnë të mbyllin trafikun e anijeve edhe në Detin e Kuq, që është bërë një rrugë alternative jetësore për eksportet saudite të naftës.
Startup-et shqiptare, 31% gjenerojnë të ardhura - Raporti, vetëm 14% kanë produkte të gatshme me pagesë
Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shfaq një nivel gjithnjë e më të avancuar zhvillimi, ku pjesa më e madhe e sipërmarrjeve të reja kanë kaluar fazën......
Kontrollohen mbi 20 mijë vende pune - 415 inspektime këshilluese në biznese
Mbi 20 mijë vende pune janë kontrolluar nga Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë muajit qershor, në kuadër të verifikimeve për respektimin e legjislacionit......
Zgjerohet energjia diellore në Gjermani - Lufta në Iran dhe shkurtimet e subvencioneve nxisin kërkesën
Zgjerimi i energjisë diellore në Gjermani u përshpejtua në gjysmën e parë të vitit, i nxitur nga lufta në Iran dhe planet e qeverisë për të ulur......
Kripto-asetet nën monitorimin e Tatimeve - Projektligji/ Raportim automatik i transaksioneve dhe shkëmbim i informacionit me BE
Transaksionet me kripto-asete do të raportohen automatikisht pranë administratës tatimore, duke i dhënë autoriteteve më shumë informacion për të ardhurat e......
Apple kalon Nvidia si kompania më e vlefshme në botë - Investitorët besojnë te strategjia e kompanisë për Inteligjencën Artificiale
Apple ka rifituar titullin si kompania më e vlefshme në botë, duke kaluar Nvidia ndërsa investitorët u bënë më të sigurt për strategjinë e saj të......
Fitimet nga bonot 12-mujore, në nivelin më të lartë të vitit - Edhe pse yield-i u rrit në 2.67%, kërkesa e investitorëve rezultoi më e ulët
Fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore kanë shënuar një rritje të lehtë në ankandin më të fundit të zhvilluar nga Ministria e Financave. Në ankandin......
Kupa e Botës nuk nxiti ekonominë e Meksikës - Sipas analistëve, ndikimi ishte shumë i lokalizuar
Kupa e Botës mbushi stadiumet me tifozë në Meksikë, por nuk arriti të ngrejë një ekonomi të ngadaltë të rënduar nga investimet e dobëta dhe pasiguria mbi......
Bashkitë investojnë për qytetarët vetëm 20% të buxhetit - 80% e financave vendore përdoren për paga dhe shpenzime operative
Megjithëse burimet financiare janë rritur në tërësi për të gjitha bashkitë në vend, struktura e shpenzimeve sipas bashkive ka probleme. Referuar raportit të......

