Startup-et shqiptare, 31% gjenerojnë të ardhura - Raporti, vetëm 14% kanë produkte të gatshme me pagesë

Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shfaq një nivel gjithnjë e më të avancuar zhvillimi, ku pjesa më e madhe e sipërmarrjeve të reja kanë kaluar fazën fillestare të idesë dhe kanë hyrë në treg.
Sipas të dhënave të raportit “Albania Startup Ecosystem Assessment 2025”, të publikuara nga Startup Albania, 31% e startup-eve shqiptare kanë arritur të gjenerojnë fluks pozitiv të ardhurash. Kjo është edhe kategoria më e madhe, duke treguar se pothuajse një në tre startup-e ka krijuar tashmë një model biznesi financiarisht funksional.
Ndërkohë, 26% e sipërmarrjeve janë ende në fazën e zhvillimit, ndërsa 22% kanë një produkt të gatshëm, por ua ofrojnë përdoruesve falas. Vetëm 14% kanë hedhur në treg produkte me pagesë.
Një pjesë më e vogël e startup-eve, rreth 5%, e kanë produktin të përfunduar, por nuk kanë ende përdorues, ndërsa 3% ndodhen vetëm në fazën e konceptit.
Sa i përket segmentit të tregut, dominojnë modelet biznes me biznes që arrin te konsumatori final, ku biznesi ofron shërbime për një biznes tjetër, i cili më pas arrin te konsumatori final. Ky model përfaqëson 51% të startup-eve.
Rreth 30% operojnë në modelin biznes me biznes, , ndërsa 19% u drejtohen drejtpërdrejt konsumatorëve përmes modelit biznes me konsumator.
Të dhënat tregojnë një ekosistem të orientuar kryesisht drejt bashkëpunimit mes bizneseve, por me sfidë kryesore kthimin e produkteve të gatshme në burime të qëndrueshme të ardhurash.
Kontrollohen mbi 20 mijë vende pune - 415 inspektime këshilluese në biznese
Mbi 20 mijë vende pune janë kontrolluar nga Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë muajit qershor, në kuadër të verifikimeve për respektimin e legjislacionit......
Zgjerohet energjia diellore në Gjermani - Lufta në Iran dhe shkurtimet e subvencioneve nxisin kërkesën
Zgjerimi i energjisë diellore në Gjermani u përshpejtua në gjysmën e parë të vitit, i nxitur nga lufta në Iran dhe planet e qeverisë për të ulur......
Kripto-asetet nën monitorimin e Tatimeve - Projektligji/ Raportim automatik i transaksioneve dhe shkëmbim i informacionit me BE
Transaksionet me kripto-asete do të raportohen automatikisht pranë administratës tatimore, duke i dhënë autoriteteve më shumë informacion për të ardhurat e......
Apple kalon Nvidia si kompania më e vlefshme në botë - Investitorët besojnë te strategjia e kompanisë për Inteligjencën Artificiale
Apple ka rifituar titullin si kompania më e vlefshme në botë, duke kaluar Nvidia ndërsa investitorët u bënë më të sigurt për strategjinë e saj të......
Fitimet nga bonot 12-mujore, në nivelin më të lartë të vitit - Edhe pse yield-i u rrit në 2.67%, kërkesa e investitorëve rezultoi më e ulët
Fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore kanë shënuar një rritje të lehtë në ankandin më të fundit të zhvilluar nga Ministria e Financave. Në ankandin......
Kupa e Botës nuk nxiti ekonominë e Meksikës - Sipas analistëve, ndikimi ishte shumë i lokalizuar
Kupa e Botës mbushi stadiumet me tifozë në Meksikë, por nuk arriti të ngrejë një ekonomi të ngadaltë të rënduar nga investimet e dobëta dhe pasiguria mbi......
Bashkitë investojnë për qytetarët vetëm 20% të buxhetit - 80% e financave vendore përdoren për paga dhe shpenzime operative
Megjithëse burimet financiare janë rritur në tërësi për të gjitha bashkitë në vend, struktura e shpenzimeve sipas bashkive ka probleme. Referuar raportit të......
Shtohen fondet për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” - Malaj: Garancia Sovrane është rritur nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Gjatë fjalës së tij,......

