Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2026, 13:59

Akset e Korridorit Blu do të ndërtohen me PPP - Karakaçi: Autostrada Thumanë-Kashar, histori suksesi

Nga SCAN TV

Akset e Korridorit Blu do të ndërtohen me PPP - Karakaçi:

Të gjitha akset rrugore, pjesë e Korridorit Blu, do të ndërtohen me Partneritet Publik Privat, këtë e theksoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, gjatë një interpleance të zhvilluar në Kuvend për infrastrukturën rrugore.

“Edhe kontratat për segmentet e tjera të Korridorit Blu do të ndjekin të njëjtin model koncesionar, i cili synon të minimizojë barrën financiare për buxhetin e shtetit, duke garantuar njëkohësisht ndërtimin e infrastrukturës strategjike sipas standardeve europiane. Dua të theksoj faktin që duhet edhe të përmendim që aksi Thumanë-Kashar është autostrada e parë e kategorisë A në vend.”

Ministri Karaklaçi vlerësoi aspektet financiare dhe teknike të aksit rrugor Thumanë-Kashar duke e vlerësuar atë si rrugën me standardet më të larta në Shqipëri.

“Të ardhurat e pritshme nga operimi i këtij aksi janë vlerësuar në rreth 1.3 miliardë euro për një periudhë 35-vjeçare. Në të gjitha udhëzuesit dhe praktikat më të mira të publikuara edhe nga Banka Botërore, parashikohet që në projektet e autostradave me koncesion afatgjatë, siç është ky, të ardhurat totale duhet të jenë rreth 1.5 herë më të larta se vlera totale e investimit përgjatë gjithë jetës së kontratës. Kjo sepse, patjetër, koncesionari nuk mbulon vetëm ndërtimin fillestar, por ka edhe mirëmbajtjen rutinë, operacionalitetin e kontratës dhe mirëmbajtjen e thelluar që bëhet pas viteve të kontratës, si dhe po ashtu riskun e trafikut dhe menaxhimin e aksit për dekada. Në këtë kuadër, raporti investim-fitim për projektin në fjalë konsiderohet brenda parametrave ndërkombëtarë për projekte të kësaj natyre.”

Ministri Karakaçi, ju përgjigj të gjitha pyetjeve gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat