ARRSH hap procedurën: 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës. Pas përfundimit të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për realizimin e elementëve të tjerë të projektit, të fokusuar në përmirësimin e aksesit për banorët e zonës.
Ndërtimi i këtyre mbikalimeve do t’u mundësojë banorëve që jetojnë përgjatë autostradës të lëvizin më lehtë dhe në mënyrë më të sigurt, përmes pikave të dedikuara të kalimit.
Procedura e tenderimit pritet të mbyllet më 15 qershor. Pas shpalljes së fituesit, punimet do të nisin menjëherë. Përveç ndërtimit të 6 mbikalimeve, projekti parashikon edhe instalimin e sistemit të ndriçimit, gjelbërimin e zonave përkatëse, vendosjen e barrierave akustike, si dhe ndërhyrje të tjera plotësuese.
Sipas projektit të ARRSH-së, mbikalimet do të vendosen në këto pika: i pari pas objektit të VEKO Group, i dyti rreth 50 metra pas Universitetit Polis, duke siguruar akses për banorët e zonës së Yrshekut. Mbikalimi i tretë do të ndërtohet pak metra pas QTU-së, i katërti në afërsi të BRUNES, i pesti rreth 100 metra përpara objektit të FedEx Albania, ndërsa i gjashti pranë Autostar.
Gjatë një inspektimi të punimeve për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se garantimi i aksesit për banorët që jetojnë përgjatë këtij aksi rrugor është një nga komponentët kryesorë të projektit, zbatimi i të cilit pritet të nisë së shpejti në terren. Synohet që në muajin shtator, kur do të nisë edhe viti i ri shkollor, këto ndërhyrje të kenë përfunduar dhe të mund të jenë të aksesueshme nga qytetarët.
Tirana kthehet në kryeqendrën e arkitekturës botërore - Mbi 600 ekspertë në Bread and Heart Festival.
Tirana mirëpriti këtë javë edicionin e dytë të Bread and Heart Festival, një aktivitet ndërkombëtar që solli në Shqipëri qindra arkitektë, urbanistë dhe......
Samiti në Tivat/ Rama: Shqipëria po shihet si vendi më pranë anëtarësimit në BE
Samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi konfirmoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Në......
Rama për projektin në Zvërnec: Investimi do të realizohet, është një bekim për ekonominë shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin e investimit strategjik në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se ai do të ecë përpara dhe se përfaqëson një......
Shqipëria merr drejtimin e Forest Europe - Rama: Nga prerjet e paligjshme te udhëheqja europiane për pyjet
Shqipëria është zgjedhur me votë unanime në krye të Forest Europe për mandatin 2026-2030, duke marrë stafetën nga Suedia në organizatën më të rëndësishme......
Shqiptarët investojnë në shtëpi, por jo në sigurimin e saj - Tregu i sigurimit të pronës mbetet shumë herë më i vogël se ai i vendeve të tjera
Shqiptarët vazhdojnë të sigurojnë shumë pak pronën e tyre krahasuar me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Të dhënat nga raporti më i fundit i......
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta deri në 190 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë, më 6 qershor 2026, në......
Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027
Nis zyrtarisht kërkimi i operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, duke hedhur një tjetër......
Euro prek minimum të ri historik - E mbyll javën në 95.24 lekë. Pritet më shumë presion gjatë verës
Euro ka vijuar tendencën në rënie në tregun e brendshëm valutor, duke mbyllur javën në nivelin më të ulët historik prej 95.24 lekësh. Sipas të dhënave......



