Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2026, 11:07

“Autobusë elektrikë dhe park logjistik për transportin publik” - Rama: Program i ri edhe për parkimet në të gjitha bashkitë

Nga Edel Strazimiri

“Autobusë elektrikë dhe park logjistik për transportin

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se programi kombëtar “Rilindja Urbane 2.0” do të përfshijë masa të reja për modernizimin e transportit publik dhe përmirësimin e infrastrukturës së parkimeve në të gjitha bashkitë e vendit.

Gjatë një takimi me drejtues të pushtetit vendor, Rama tha se një nga objektivat kryesorë është kalimi drejt një flote autobusësh elektrikë me zero ndotje, të administruar nga bashkitë, për të përmirësuar transportin urban dhe ndërurban, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

 Ai njoftoi gjithashtu krijimin e një parku logjistik, i cili do t'u shërbejë bashkive për mirëmbajtjen e infrastrukturës, pastrimin, ndërhyrjet në kanalet kulluese dhe menaxhimin e situatave pas emergjencave.

Një tjetër komponent i programit do të jetë zbatimi i një skeme të posaçme për parkimet, e cila do t'u vihet në dispozicion të gjitha bashkive. Sipas Ramës, qeveria do të ofrojë modele të ndryshme financimi, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, partneriteteve me pushtetin vendor dhe lehtësimit të aksesit në kredi për projekte të dedikuara.

Kryeministri theksoi se skema do të inkurajojë edhe bashkëpunimin me sektorin privat për ndërtimin e parkimeve moderne në zonat ku sot parkimi kryhet në mënyrë informale, me synimin për të përmirësuar funksionalitetin e qyteteve, cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për t'i afruar standardet urbane të Shqipërisë me ato të Bashkimit Europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat