DIVA, nis rimbursimi për mbi 34 mijë individë/ Sa përfitojnë të punësuarit që kanë deklaruar të ardhurat vjetore?

Administrata tatimore ka nisur procesin e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.
Pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga individët përfitues.
Por kush përfiton rimbursim nga DIVA2025? Individët e punësuar me të ardhura deri në 1.2 milionë lekë dhe mbi këtë prag do të kenë të drejtë përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në ngarkim, nëse kanë dorëzuar Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025 dhe kanë aplikuar për rimbursim përmes e-filing.
Vlera e këtij kompensimi për individët me të ardhura mbi 1.2 milionë lekë arrin deri në rreth 6200 lekë për fëmijë.
Ndërsa të punësuarit me të ardhura nën 1.2 milionë lekë në vit të cilët edhe pse nuk e kanë detyrim ligjor, por kanë plotësuar vullnetarisht DIVA-n, kanë të drejtën, që përveç fëmijëve në ngarkim të përfitojnë dhe zbritje tatimore për shpenzimet arsimore.
Shpenzimet arsimore që kanë faturë të fiskalizuar është dokumenti i vetëm ligjor për njohjen e shpenzimeve. Dokumente mbështetëse mund të jenë kontratat nga institucionet përkatëse.
Individi përfiton zbritje nga baza tatimore për fëmijët në ngarkim në një vlerë totale prej 100.000 lekësh e cila përkthehet në një vlerë maksimale të kthyer në llogari, deri në 13 mijë lekë në vit për shpenzimet arsimore.
Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, deri në fund të muajit Prill në total janë dorëzuar 164 263 deklarata, ose 25% më shumë se në vitin 2025 dhe janë 77.077 përfitues nga skema për fëmijët nën 18 vjeç. 1.4 miliard lekë është shuma totale e gjeneruar nga sistemi për rimbursim për individët me tepricë kreditore, ndërsa vetëm 670.2 milionë lekë janë kërkuar deri në fund të muajit të kaluar për t’u tërhequr si rimbursim monetar.
Ky mekanizëm është një lehtësi fiskale që vjen për herë të parë përmes deklarimit të DIVA 2025, duke krijuar mundësi reale për përfitim nga deklarimi korrekt i të ardhurave, në ndihmë të qytetarëve dhe në funksion të një administrate tatimore më efikase dhe më pranë tyre.
The consequences of the war in Iran are strengthening financial vulnerabilities/ ECB warning for the Eurozone. Borrowing costs expected to increase
The war with Iran and ongoing trade tensions could harm eurozone economic growth, raise borrowing costs and challenge the ability of some member states to......
“Greece's fiscal sustainability improves”/ IMF: Strong investments and structural reforms are supporting growth
Greece has weathered the shock of the Middle East war with improved fiscal sustainability and financial stability, the International Monetary Fund says,......
German economy in trouble/ Expected to shrink due to geopolitical influences
The German Council of Economic Experts lowered its economic growth forecast for 2026, warning that the war in the Middle East, rising energy prices and......
5 NATO countries, "no" to funding for Ukraine/ Oppose the proposal for a contribution of 0.25% of GDP
Britain, France and three other members of the North Atlantic Treaty Organization (NATO) have expressed opposition to a proposal that each member state......
Germany's ultra-rich own over a quarter of the country's financial wealth
According to the new “BCG Global Wealth Report 2026,” the number of ultra-rich people in Germany is growing significantly. Global private financial wealth......
Albania presents CEFTA 2026 priorities/ Ibrahimaj: Focus on barrier-free trade and integration with the EU
At a key moment for Albania’s European integration process, the Albanian government has presented its priorities at the helm of CEFTA for 2026, focusing on......
DIVA 2025, Taxes begin reimbursement procedures for 34,263 beneficiaries
In a social media announcement, the General Directorate of Taxes announced the launch of the refund procedure for 34,263 individuals who declared 1 or 2......
Transparency Board sets new fuel prices
The Transparency Board has set new ceiling prices for fuel trading in the country this Tuesday, May 27, 2026. According to the decision taken at the next......




