Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2026, 14:16

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas/ Kuvendi miraton kredinë prej 11,620 milionë euro nga BERZH

Nga Diamila Leka

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas/ Kuvendi miraton

Kuvendi ka ratifikuar huanë prej 11,620 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që do të përdoret për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Financimi i mësipërm është parashikuar si bashkëfinancim, ku 50% e vlerës totale mbulohet nga granti i Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër kërkon financim në formën e huasë. Në fjalën e tij, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u ndal në punimet që po kryhen.

Sipas dokumentit, huaja në shumën 11,620 milionë euro është e domosdoshme për të mundësuar realizimin e këtij komponenti strategjik, i cili përmirëson ndjeshëm eficiencën energjetike, redukton kostot operative, ul emetimet dhe e afron infrastrukturën hekurudhore shqiptare me standardet evropiane.

Nëpërmjet këtij financimi synohet rritja e efikasitetit, qëndrueshmërisë dhe performancës së përgjithshme të transportit hekurudhor midis Durrësit, Tiranës dhe lidhjes me aeroportin. Gjithashtu, ministri bëri një rezyme të investimeve në rrjetin hekurudhor shqiptar.

Trenat elektrikë mund të ofrojnë shërbim më të shpejtë dhe më të besueshëm, duke promovuar përdorim më të madh të transportit publik. Një rritje në përdorimin e transportit publik mund të çojë në uljen e mbingarkesës dhe emetime më të ulëta nga automjetet personale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat