Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2026, 11:31

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë për Frangën dhe Paundin

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë për Frangën dhe Paundin

Dollari amerikan nuk ka pasur ndryshime të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë duke e nisur këtë të mërkurë në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur më 82.4 lekë.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 93.1 lekë dhe është shitur me 93.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane sakaq ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës duke e nisur këtë mëngjes pozitivisht pasi krahasuar me ditën që lamë pas është blerë sot me 100.2 lekë dhe është shitur me 101.5 lekë.

Paundi britanik edhe ai është forcuar mëngjesin e kësaj të mërkure duke fituar pikë pasi në raport me ditën e martë është blerë sot me 108.8 lekë dhe është shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat