Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2026, 10:59

Prezantohet në korrik Rilindja Urbane 2.0 - Rama: Do të fokusohet tek investimet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve

Nga Edel Strazimiri

Prezantohet në korrik Rilindja Urbane 2.0 - Rama: Do të fokusohet tek

Programi kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili pritet të prezantohet në dhjetëditëshin e parë të korrikut, do të ketë si një nga prioritetet kryesore përfundimin e investimeve të mbetura në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve në të gjithë vendin.

Gjatë një takimi me drejtues të pushtetit vendor, kryeministri Edi Rama u shpreh se programi i ri përfaqëson një nismë të gjerë strategjike, e cila synon të mbështesë zhvillimin e komuniteteve përmes ndërhyrjeve në disa sektorë kyç.

Sipas Ramës, “Rilindja Urbane 2.0” do të prezantohet zyrtarisht në një konferencë kombëtare me pushtetin vendor, që do të zhvillohet në ditët e para të muajit korrik.

Kryeministri bëri të ditur se programi është duke u hartuar nga institucionet qendrore në bashkëpunim me bashkitë, nën koordinimin e Ministrisë së Pushtetit Vendor.

Ai theksoi se një nga objektivat kryesorë të nismës është përfundimi i investimeve në segmentet e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve që ende nuk janë mbuluar, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse.

Sipas Ramës, ndërhyrjet do të synojnë plotësimin e boshllëqeve ekzistuese në infrastrukturë, duke garantuar shtrirjen e rrjetit edhe në zonat që deri më tani kanë mbetur jashtë investimeve, me synimin për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat