Rama: Kalimi i kabllove në infrastrukturë nëntokësore do të rrisë standardet urbane

Kryeministri Edi Rama prezantoi nismën për zhvillimin e infrastrukturës nëntokësore për sistemimin e kabllove ajrore, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e pamjes urbane dhe rritjen e standardeve në administrimin e territorit.
Gjatë aktivitetit, Rama theksoi se projekti synon eliminimin gradual të kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që ndikojnë negativisht në estetikën e qyteteve, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor për zbatimin e tij.
Sipas kryeministrit, nisma, e koordinuar nga Ministria e Pushtetit Vendor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe bashkitë, do të sjellë më shumë rregull, koordinim dhe cilësi në zhvillimin urban, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.
Rama u shpreh se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë për të pastruar qytetet nga rrjetet e vjetra të kabllove ajrore, duke theksuar se një pjesë e madhe e tyre nuk janë më funksionale.
Sipas tij, inventarizimi i kryer ka treguar se shumica e këtyre kabllove kanë mbetur pa përdorim dhe vazhdojnë të jenë të pranishme vetëm si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes dhe vëmendjes ndër vite.
Qytetarët paguan 47 milionë euro taksë pasurie/ 5-mujori, rriten të ardhurat për bashkitë. Së shpejti taksim mbi vlerën e tregut
Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht problematikave në mbledhjen e saj dhe aplikimit në bazë të......
Kursi i këmbimit/ Forcohen ndjeshëm valutat kryesore
Dollari amerikan ka shënuar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa po ndjek një trend pozitiv përgjatë......
“Kompanitë po mashtrojnë klientët” - Trump kërkon hetim për mos uljen e çmimit të karburantit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për mos uljen e çmimeve të karburantit në......
Sulmet kibernetike, AKSK merr rol hetimor - Grup i ri inteligjence me SHISH, ushtrinë dhe Ministrinë e Brendshme
Siguria kibernetike pritet të bëhet pjesë e sigurisë kombëtare. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për sigurinë kibernetike” parashikon......
Parlamenti Europian mbështet euron digjitale - Synohet zvogëlimi i dominimit të SHBA-së në pagesa
Komiteti i Çështjeve Ekonomike dhe Monetare i Parlamentit Europian miratoi euron digjitale, ndërsa BE-ja kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga sistemet e......
Çmimet e karburantit u rritën ndjeshëm në BE - Me 20.7% në maj për shkak të krizës në Ngushticën e Hormuzit
Çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve për transportin personal në Bashkimin Evropian u rritën me 20.7% në maj 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit......
Janar-Maj, mbi 193 mijë pasagjerë në Portin e Durrësit - APD: Të gjitha strukturat që operojnë në port, në gatishmëri për sezonin veror
Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, në Terminalin e Trageteve janë përpunuar gjithsej 193.428 pasagjerë,......
BE, reformë bankare deri në fillim të vitit 2027 - Synohet zhbllokimi i miliarda eurove në investime
Bashkimi Evropian do të propozojë legjislacion të ri për të reformuar sektorin bankar, me qëllim rrëzimin e barrierave financiare brenda bllokut dhe......



