Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot ata që protestuan në Bulevard gjatë muajit qershor nuk janë mosmirënjohës, por janë matësi i ri i standardeve tona.
Në mbledhjen e grupin parlamentar dhe kabinetit qeveritar, Rama u ndal te protesta e zhvilluar gjatë muajit qershor kundër investimit në Zvërnec.
Rama theksoi se gjatë muajit qershor bulevardi u mbush me njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, nga të gjitha kategoritë shoqërore, moshat dhe një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe globale që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë brenda 1 muaji.
“Kam sjellë me vete edhe dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, analizuar dhe ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre: dokumenti strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në procesin qeverisës dhe i dyti është një aneks për mënyrën se si PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të 4-t”, tha Rama.
Kryeministri solli në vëmendje episodin e një kryebashkiaku, i cili u indinjua nga protesta e një grupi qytetarësh.
“Qëlloi pikërisht në një nga ditët e qershorit që një kryetar bashkie, shok i yni, njeri që i rri në kokë punës dhe komunitetit më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një problem në lagjen e tyre në periferi të asaj bashkie. ‘I kam gjetur në llum, nuk kishin rrugë, trotuare, për ndriçim nuk bëhej fjalë. I bëra me rrugë, trotuare, me drita, me pemë, u bëra kopsht dhe u vura dhe stola, por janë mosmirënjohës'”, solli Rama në vëmendje bisedën.
Por, sipas kryeministrit “pikërisht kjo fjalë, mosmirënjohës, është pikënisja e perspektivës së re që na duhet, sepse në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria”.
“Prandaj dua që t’ua them unë atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje, pa zë, vetëm apo me të tjerë kudo në Shqipëri apo jashtë, jo vetëm gjatë qershorit por qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar: Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona. Ju që mbushët bulevardin nuk protestuat kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë 3 mandate të para. Edhe ata që gjatë ditës ishin në punën e shtetit dhe në mbrëmje shkonin në protestë nuk dolën në bulevardin e flamingove për të sulmuar qeverinë apo për t’ju bashkuar këngës ‘Rama jepe dorëheqjen'”, tha Rama.
Rama: Protesta, pasqyrë për të qeverisur Shqipërinë e fazës së re të pritshmërive
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi Kryeministër Edi Rama deklaroi sot se qeverisja ka hyrë në një fazë të re, ku qytetarët nuk gjykojnë më mbi bazën e......
'Shuhen' detyrime me vlerë 29.9 milionë euro - 16,877 tatimpagues përfitojnë nga Ligji i Faljes
Procesi i zbatimit të Ligjit të Faljes vijon nga Administrata Tatimore, me një numër në rritje të tatimpaguesve që përfitojnë nga fshirja automatike e......
Prezantohet “eArkiva”: Sistemi inteligjent që synon të digjitalizojë menaxhimin e dokumenteve në administratën publike
Një hap i ri drejt administratës pa letra është hedhur me prezantimin e platformës “eArkiva”, një sistem inteligjent për administrimin elektronik dhe......
Danimarka dhe Malajzia kryesojnë rritjen e hyrjeve/ Vizitorët ditorë, mbi 286 mijë në gjashtë muaj ose 1,580 në ditë
Më shumë se 5 milionë hyrje të shtetasve të huaj u regjistruan në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Krahasuar me të njëjtën periudhë të......
Rreth 5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj/ Numri u rrit me 6.2%, dominojnë hyrjet nga Europa Jugore
Shqipëria ka vijuar të tërheqë një numër të lartë vizitorësh edhe gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare, në gjashtëmujorin e parë të vitit, në......
Bashkitë në “revansh” për taksat, mbledhin dyfishin e tyre - 371 milionë euro në 6 muaj, më shumë të ardhura nga taksa e pasurisë
Pushteti vendor po mbledh gjithnjë e më shumë të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët shqiptarë në secilën bashki. Sipas të dhënave......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave nuk ka pasur luhatje të ndjeshme ditën e sotme në raport me dje duke u blerë me 81.7 lekë......
Të huajt dhe të miturit, në fokus të inspektimeve - Muçaj: “Inspektorati 2.0”, kontrolle sipas standardeve të BE-së
Përveç kontrolleve të shtuara në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit, ku është përqëndruar më së shumti Inpektoriati i Punës, kryeinspektori Eljo Muçaj tha......

