Të huajt dhe të miturit, në fokus të inspektimeve - Muçaj: “Inspektorati 2.0”, kontrolle sipas standardeve të BE-së

Përveç kontrolleve të shtuara në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit, ku është përqëndruar më së shumti Inpektoriati i Punës, kryeinspektori Eljo Muçaj tha për Tv Scan se në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti do të ndalen më së shumti edhe te punonjësit e huaj si dhe te punësimi i të miturve.
“Element tjetër i shtuar gjatë periudhës së verës, më shumë po edhe në vazhdim është kontrolli i punëtorëve të huaj, të cilët janë prezentë edhe janë një realitet në inspektimet tona, pasi numri i tyre është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Por këtu ja vlen të theksohet edhe punësimi i fëmijëve apo i të miturve, a zbatohen, a ka punësim, aty ku është ky punësim a është brenda parametrave dhe masave që përcakton ligji, apo dhe grupet e tjera vulnerabël, përfshirë dhe diskriminimin apo ngacmimin në vendin e punës.”
Paralelisht me kontrollet, Inspektorati synon përafrimin e standardeve të funksionimit me ato të vendeve të Bashkimit Europian. Objektivi është ngritja e të ashtuquajturit “Inspektorati 2.0”, si pjesë e detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit europian.
“Një objektiv madhor ku Inspektorati i Punës ka një rol të rëndësishëm që është procesi i integrimit. Në fokusin e Inspektoratit është Inspektorati 2.0, që është Inspektorati i cili do të njësohet me çdo, ose si çdo Inspektorat i një vendi të Bashkimit Evropian. Dhe ky është një objektiv real, i prekshëm dhe ka gjithë fokusin edhe gjithë mbështetjen si të ekipit tonë të këtij institucioni, por edhe të Ministrisë që është Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila është përgjegjëse për punën dhe marrëdhëniet e punës.”
Paralelisht me kontrollet, Inspektorati synon përafrimin e standardeve të funksionimit me ato të vendeve të Bashkimit Europian. Objektivi është ngritja e të ashtuquajturit “Inspektorati 2.0”, si pjesë e detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit europian.
Punësimi i grupeve vulnerabël - Mbi 2,500 persona të integruar, AKPA: Synohet akses për çdo punëkërkues
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar të dhënat mbi punësimin e grupeve vulnerabël për gjashtëmujorin e parë të vitit, duke bërë të ditur......
10 mld paund/vit nga taksa mbi super të pasurit - Burnham i kërkohet të vendosë një tarifë minimale prej 2%
Një taksë mbi pasurinë për familjet super të pasura të Mbretërisë së Bashkuar mund të mbledhë 10 miliardë paund në vit, sipas akademikëve, të cilët i kërkuan......
Rritja ekonomike globale do të ngadalësohet në 1.3% - BB: Vendet në zhvillim do të goditen më fort, nga rritja e boxhit dhe inflacionit
Përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të “ushqejë” inflacionin, të rrisë normat e interesit dhe të ulë rritjen globale në......
BQE zbulon dizajnet e reja të kartëmonedhave - Fituesi pritet të përzgjidhet deri në fund të vitit
Banka Qendrore Evropiane zbuloi një listë të shkurtër të dizajneve të reja të kartëmonedhave dhe pret të zgjedhë një fitues deri në fund të vitit në......
Falen 332 milionë euro detyrime të bizneseve/ Anti-informaliteti, Tatimet: 932 milionë euro më shumë në dy vitet e fundit
Reforma ani-informalitet e ndërmarrë intensivisht në dy vitet e fundit, ka prodhuar edhe rezultate konkrete duke reflektuar rritje të të ardhurave buxhetore,......
SHBA, tarifa të reja 10-12.5% për 60 vende - Masa justifikohet me mosrespektimin e standardeve ndërkombëtare të punës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin tarifa, që variojnë nga 10% deri në 12.5%, për importin e mallrave nga 60 ekonomi anembanë botës, duke filluar......
“Shqipëria nis pagesat e shpejta në nëntor” - Bregu: Infrastruktura thuajse gati. Një institucion financiar jobankë, pjesë e SEPA në gusht
Pagesat e menjëhershme pritet të jenë një realitet për Shqipërinë në nëntor të këtij viti, kur të nisë zyrtarisht zbatimi i sistemit të instant payment. Në......
Pas aksidentit tragjik, DPSHTRR reagon: Dy shtetasit egjiptianë nuk kishin leje drejtimi shqiptare
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media lidhur me pretendimet se dy shtetas......

