Europa Postuar më 24 Korrik 2026, 10:44

10 mld paund/vit nga taksa mbi super të pasurit - Burnham i kërkohet të vendosë një tarifë minimale prej 2%

Nga Lidion Kulla

10 mld paund/vit nga taksa mbi super të pasurit - Burnham i kërkohet

Një taksë mbi pasurinë për familjet super të pasura të Mbretërisë së Bashkuar mund të mbledhë 10 miliardë paund në vit, sipas akademikëve, të cilët i kërkuan Andy Burnham ta përfshijë masën në planet e tij për të “bërë taksat më të drejta” dhe paguar për shërbime publike më të mira.

Shuma mund të mblidhej përmes një tarife minimale prej 2% për familjet me më shumë se 100 milionë paund pasuri dhe do të prekte më pak se 1,000 nga familjet më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi.

Burnham ka lënë të kuptohet se një taksë mbi pasurinë mund të jetë pjesë e planit të tij 10-vjeçar për Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse këshilltarët e tij të ngushtë janë përqendruar në një rritje të pragut të taksës mbi fitimet kapitale.

Kryeministri i ri, tha së fundmi se donte të shmangte krijimin e përçarjeve të reja në shoqëri, por se do të merrte në konsideratë se si t’i taksonte njerëzit “në një mënyrë të drejtë”.

Studimet kanë treguar se familjet me asete prej 100 milionë paund, ose më shumë kanë mjetet për të shmangur shumicën e taksave aktuale mbi pasurinë, duke përdorur kompani holding, fonde bamirësie dhe transferta midis anëtarëve të familjes.

“Raporti tregon se një taksë minimale e hartuar mirë për familjet shumë të pasura është një reformë realiste dhe e synuar që do ta bënte sistemin tatimor të Mbretërisë së Bashkuar më të drejtë, duke rritur njëkohësisht të ardhura të konsiderueshme”, thanë akademikët.

Do të kishte gjithashtu një rregull që i detyronte familjet e pasura të paguanin taksën për të paktën 10 vjet pasi të largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar, duke u parandaluar atyre mundësinë për ta shmangur atë.

Rritja e pabarazisë globale në pasuri ka shtyrë idetë për taksa më të larta ose shtesë në krye të agjendës politike në të gjithë globin.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat