Shqipëria, ndër vendet europiane me turizmin më sezonal/ Mbi 42% e netqëndrimeve gjatë vitit 2025 u regjistruan vetëm në korrik dhe gusht
Viti 2025 rezultoi një tjetër vit shumë pozitiv për turizmin në Shqipëri, me rritje të numrit të vizitorëve dhe të netqëndrimeve në strukturat akomoduese. Fluksi i lartë i turistëve gjatë vitit u reflektua edhe në numrin rekord të netëve të kaluara në hotele, bujtina dhe struktura të tjera turistike, duke konfirmuar rëndësinë gjithnjë e më të madhe të sektorit për ekonominë e vendit.
Gjatë vitit 2025, në Shqipëri u regjistruan rreth 9.7 milionë netqëndrime turistike. Megjithatë, aktiviteti turistik vijon të jetë i përqendruar kryesisht gjatë sezonit të verës, kur vendi pret numrin më të madh të vizitorëve vendas dhe të huaj.
Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është një nga vendet më sezonale në Evropë për sa i përket turizmit. Gjatë muajve korrik dhe gusht u regjistruan 42.42% e të gjitha netqëndrimeve turistike të vitit, çka tregon se pothuajse gjysma e aktivitetit turistik përqendrohet vetëm në dy muajt e verës. Ky nivel e rendit Shqipërinë ndër vendet me fluksin më të lartë sezonal në kontinent dhe në vendin e parë në rajon.
Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria kryeson për përqendrimin e netqëndrimeve gjatë verës. Pas saj renditet Mali i Zi me 40.5%, ndërsa Maqedonia e Veriut regjistron 28.9%. Kosova dhe Serbia paraqesin një shpërndarje më të balancuar të turizmit gjatë vitit, me përkatësisht 23% dhe 21.6% të netqëndrimeve të përqendruara në korrik dhe gusht.
Në nivelin e Bashkimit Europian, 31.1% e të gjitha netqëndrimeve turistike gjatë vitit 2025 u regjistruan në dy muajt më të ngarkuar, korrik dhe gusht. Sipas Eurostat, sezonaliteti i turizmit ndikohet nga faktorë të tillë si kushtet klimatike, pozicioni gjeografik, si edhe kalendari i pushimeve shkollore dhe traditat kulturore.
Modeli më i theksuar sezonal në Bashkimin Europian u regjistrua në Kroaci, ku 54.5% e netqëndrimeve u realizuan gjatë korrikut dhe gushtit. Pas saj renditen Bullgaria me 43.4% dhe Greqia me 41.6%. Në krahun tjetër qëndrojnë Malta me 21.9%, Gjermania me 24% dhe Finlanda me 24.1%, vende ku fluksi turistik shpërndahet më njëtrajtshëm përgjatë gjithë vitit.
Mbi 76 mijë qytetarë në RMV me ndihmë sociale - Ministria e Politikës Sociale njofton modernizimin dhe përmirësimin e skemës
Gjatë vitit 2025, 76,250 persona përdorën mbrojtje sociale në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se 16,743 ishin të......
Rutte prezanton tri projekte shumëkombëshe të mbrojtjes - “Zgjerim kapacitetesh në transportin ajror, inteligjencë dhe mbikëqyrje”
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi tri iniciativa të reja të mbrojtjes. Në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s, në samitin......
Të caktohet çmimi për energjinë e vetëprodhuesve - Kuvendi, kërkesë ERE-s. Në fokus dhe liberalizimi i tregut dhe cilësia e furnizimit
Kuvendi i ka lënë një sërë detyrash Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2026, duke i kërkuar të përshpejtojë reformat në tregun e energjisë elektrike,......
Mashtrimi tatimor, 416 çështje të përfunduara dhe 93 në hetim - Ndërtimi dhe turizmi në fokus, Tatimet forcojnë kontrollet në sektorët me risk
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka tejkaluar përpara afatit objektivin e vendosur në kuadër të Axhendës së Reformave dhe Instrumentit për Reformë dhe Rritje, sa......
DPSHTRR dhe Task Forca, në terren - Identifikohen automjetet pa taksa apo kontroll teknik
DPSHTRR, në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë e Shtetit, ka nisur një plan të koordinuar kontrollesh në të gjithë vendin gjatë......
Qendër e re spitalore në Tiranë - Prezantohet projekti Health Hub Hospital, Rama: Do trajtohen sëmundjet komplekse
Një qendër e re spitalore në Shqipëri do të ofrojë shërbime të avancuara shëndetësore sipas standardeve evropiane. Në Tiranë, u prezantua projekti HHH......
Vetëpunësimi rritet lehtë në 2025/ Meshkujt dhe moshat e mëdha mbajnë numrin më të lartë
Vetëpunësimi vijon të zërë një peshë të rëndësishme në tregun e punës në Shqipëri. Sipas të dhënave për vitin 2025, 30.9% e të punësuarve ishin të......
Miratohen kriteret për biokarburantet - Objektivi, 7% energji e rinovueshme në transport deri në vitin 2030
Qeveria ka miratuar kriteret e qëndrueshmërisë dhe të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë për biokarburantet dhe lëndët djegëse të rinovueshme, duke......



