Ether redukton konsumin e energjisë – Blockchain rishikon dhe përditëson softuerin e tij
Softueri për blockchain Ether është përditësuar duke reduktuar në mënyrë drastike përdorimin e energjisë. Lajmi u konfirmua nga shpikësi dhe bashkëthemeluesi i tij me anë të një postimi në profilin e tij Tuitter.
Sistemi i ri do të përdorë 99.95% më pak energji. Ky është një lajm i mirë për mbështetësit e tij pasi përmirësimi përfaqëson një avantazh të madh në momentin që Ether kërkon të lërë prapa bitcoin-in rival.
Pjesa më e madhe e blockchain-eve konsumojnë sasi të mëdha energjie duke tërhequr në këtë mënyrë kritika të forta nga ambientalistët dhe investitorët. Përpara përditësimit të softuer-it, i cili njihet me emrin Merge, një transaksion i vetëm në Ether përdorte aq energji sa përdor një familje mesatare amerikane në një javë, sipas Digiconomist.
Përditësimi ka ndryshuar mënyrën se si ndodhin transaksionet në blockchain-in Ether dhe në mënyrën se si krijohen ETH=BTSP, monedha e dytë më e madhe e kriptove pas bitcoin.
Ethere ka kaluar nga një sistem “provash pune”, në të cilin kompjuterët e etur për energji vërtetojnë transaksionet duke zgjidhur probleme komplekse matematikore, në një sistem “provë të aksioneve”, ku individët dhe kompanitë veprojnë si vërtetues, duke përdorur eter-in e tyre si kolateral.
“Gëzuar bashkimin e të gjithëve,” u shpreh shpikësi Vitalik Buterin në një postim në Tuitter. “Ky është një moment i madh për ekosistemin Ethereum.”
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.