Falimentimi i bizneseve, nivel rekord në BE – Shënohet përqindja më e lartë që nga viti 2015
Të dhënat e fundit janë një tregues i zymtë i shëndetit ekonomik të Europës dhe sipas tyre falimentimi i bizneseve në BE kanë arritur nivele rekord. Sipas agjencisë zyrtare të statistikave të bllokut, Eurostat, numri i bizneseve që deklaruan falimentim në tremujorin e dytë të 2023 u rrit me 8.4% krahasuar me të parin, i nxitur nga problemet në sektorin e ushqimit dhe strehimit.
Shifrat nënkuptojnë se falimentimet janë rritur për tremujorin e gjashtë radhazi, duke shënuar një situatë të paprecedentë që kur Eurostat filloi të mbledhë të dhëna në vitin 2015. Pretendimet e falimentimit u rritën në nivelin e tyre më të lartë në tremujorin e katërt të 2022 – shit pasi mbështetja e shtetit për shkak të pandemisë COVID u ndërpre ngadalë.
Komisioni Europian njoftoi fillimisht më shumë se 8 miliardë euro financim në prill 2020, duke ofruar lehtësim të menjëhershëm për bizneset e vogla dhe të mesme në të gjithë bllokun. Ndërsa paketat e ndihmës dhe skemat e mëvonshme mbronin ndërmarrjet nga përplasjet e rënda financiare, performanca e tyre pas lehtësimit të kufizimeve nuk ka qenë premtuese.
Numri i bizneseve që aplikojnë për falimentim ka vijuar të rritet që nga tremujori i dytë i 2022, me rritje edhe të borxheve kombëtare. Nga ana tjetër, numri i regjistrimeve të bizneseve të reja në vitin 2023 në BE ka arritur shifrat më të larta në 2023 krahasuar me tetë vitet e mëparshme.
Sektori i ushqimit dhe akomodimit vazhdon ende të luftojë për mbijetesë pas pandemisë. Shërbimet e akomodimit dhe ushqimit panë një rritje prej 23.9% të numrit të kompanive që falimentojnë, një rënie që i atribuohet kryesisht sfidave nga kriza e kostos së jetesës. Kjo është një rritje e madhe prej 82.5%, krahasuar me tremujorin e fundit përpara kufizimeve pandemike.
Rritja e mprehtë e numrit të kompanive të falimentuara është bërë gjithashtu një normë në sektorin e transportit dhe magazinimit, e ndikuar drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve të energjisë. Vetëm dy sektorët e industrisë dhe ndërtimit ruajtën një numër më të vogël të regjistrimeve të falimentimit krahasuar me tremujorin e fundit të 2019 – ës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.