Fundvit i shkëlqyer për Tesla – Elon Musk parashikon rritje prodhimi dhe shitjesh me rreth 50%
Shefi Ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, tha se priste që prodhuesi i makinave elektrike të kishte një tremujor të katërt të vitit “të shkëlqyer” edhe pse kompania ndoshta do të humbiste objektivat e saj këtë vit.
Miliarderi u tha analistëve se kishte kërkesë të shkëlqyer për tremujorin e katërt, duke adresuar shqetësimin e investitorëve se blerësit mund të dekurajohen nga ekonomia e dobët globale dhe çmimet e larta për automjetet Tesla.
“Ne jemi jashtëzakonisht të sigurt për një tremujor të katërt të mrekullueshëm dhe parashikojmë të vazhdojmë të rrisim prodhimin, shitjet dhe dërgesat tona të automjeteve me mesatarisht me 50%”, deklaroi Musk.
Tesla po zgjerohet me shpejtësi pavarësisht shqetësimeve ekonomike globale. Ndërkohë, Musk, po ndjek blerjen e Twitter pasi më herët u përpoq të tërhiqej nga marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh.
“Unë jam i emocionuar për situatën në Twitter dhe mendoj se është një aset që ka mbetur në hije për një kohë të gjatë, por ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha ai.
Tesla ka regjistruar një rënie të vlerës së aksioneve me rreth 50% nga nivelet më të larta rekord nëntorin e kaluar, pasi investitorët u trembën nga tkurrja e ekonomisë globale dhe oferta e Musk për të blerë kompaninë e mediave sociale Twitter.
Vlera e tregut të Tesla tani është nën 700 miliardë dollarë, ndërsa Apple vlen 2.3 trilionë dollarë dhe prodhuesi i naftës Saudi Aramco 2.1 trilionë dollarë.
Analistët kishin pritur që Musk të shprehte optimizëm për Teslën. Por, ai është përpjekur të mbledhë para’ për të financuar marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e Twitter. Disa ekspertë thonë se Musk mund të ketë nevojë të shesë rreth 3 miliardë dollarë më shumë në aksione pas shpalljes së fitimeve për të ndihmuar në financimin e marrëveshjes.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.