Gati dy tenderë të rinj për korridorin VIII – Elbasan-Qafë Thanë/ Fondi limit, 5 mld lekë për lotet 3 dhe 4
Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të zhvillojë 2 tenderë të tjerë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Procedurat do të përfshijnë fazën 3 dhe 4 të projektit, ndërkohë që fondi limit do të jetë nga 2.5 mld lekë për secilin prej segmenteve. Aktuslisht ARRSH ka lidhur kontratat për 2 lotet e parë të kësaj rruge, ku kanë nisur edhe punimet. Vlera totale e 2 kontratave të lidhura arrin në 5.53 mld lekë, me TVSH.
Në total, gjatësia e rrugës nga Elbasani në Qafë Thanë është 50.12 km, por të paktën për 1 segment nuk ka nisur ende as faza e projektimit, duke qenë se aktualisht është duke u zhvilluar tenderi për këtë qëllim.
Bëhet fjalë për segmentin nga Bushtrica, deri në pikën e re doganore me Maqedoninë e Veriut, duke qenë se tashmë është dakordëusar se rruga nuk do të kalojë nga pika kufitare e Qafë – Thanës. Në dokumentet e tenderit rruga Elbasan – Qafë Thanë përshkruhet si shumë e rëndësishme në drejtim të turizmit dhe zhvillimit ekonomik, por shpesh herë me një trafik të rënduar dhe me gjendje jo të mirë të parametrave teknikë.
Ndërkaq, sa i takon pjesës tjetër të korridorit VIII, nga Lekaj në Elbasan aktualisht është zgjedhur kompania, që do të hartojë projektin, që sipas dokumenteve zyrtare do të duhet të jetë gati pas 2 vitesh.
Vetëm pas hartimit të këtij dokumenti do të mund të zhvillohen proceduart e prokurimit public për ndërtimin, duke finalizuar një nga rrugët me të rëndësishme në drejtim të shkmëbimit të malltrave, naftës dhe transportit të udhëatrëve midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.