Gazi kërcen në 191 euro ndërsa Europa po vijon përpjekjet për një tavan mbi çmimin!
Rruga e çmimit të gazit vazhdon në rritje në tregun e Amsterdamit, pikë referimi për çmimin europian të metanit. Kontratat e së ardhmes TTF ranë 7.3% në 191.9 euro ndërsa Europa, megjithëse e ndarë, vazhdon të punojë për një tavan mbi çmimin e gazit ndërsa Rusia në frontin ushtarak, po vuan kundër-ofensivën e Ukrainës në Lindjen e vendit.
Europa po ecën me shpejtësi për vendosjen e kufirit të çmimit të gazit: “Dje u bë thirrje për një grup të parë ekspertësh”, tha ministri i Tranzicionit Ekologjik Roberto Cingolani. Cingolani shpjegoi se mandati është dhënë “për shtator” për të studiuar kufirin e çmimeve dhe se “brenda dy javësh” do të ketë indikacionet e para.
Qeveria po punon për një masë për t’i dhënë një sasi të caktuar gazi me çmim të kontrolluar kompanive që po vuajnë. Kështu deklaroi ministri i Tranzicionit Ekologjik Roberto Cingolani duke sqaruar se masa duhet të arrijë javën e ardhshme.
“Operatorët që e vënë në dispozicion këtë gaz – tha ai – nuk janë organizata jofitimprurëse, janë kompani të listuara në bursë, nuk mund t’u kërkohet që t’iu a japin shtetit gazin me zbritje, ka investitorë të cilëve u duhet shpjeguar operacionin. Cingolani ka hipotezën gati për të zgjidhur këtë problem. ANSA
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.