Gazprom fillon testimin e furnizimeve me gaz nga fusha në tubacionin e Kinës
Gjigandi rus energjetik Gazprom tha se ka filluar testimin e furnizimit me gaz nga fusha e Kovykta, më e madhja në Siberinë lindore, për tubacionin Power of Siberia me destinacion Kinën.
Gazprom filloi dërgimin e gazit nga fusha Chanayda në Kinë në fund të vitit 2019. Si Chanayda ashtu edhe Kovykta ushqejnë tubacionin Power of Siberia i cili ka një kapacitet prej 38 miliardë metra kub (bcm) në vit.
Tubacioni është vendimtar për përpjekjet e Moskës për të ridrejtuar rrjedhat e saj të energjisë nga Perëndimi, ku qeveritë kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse kundër Rusisë pas fillimit të asaj që Kremlini e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt.
Gazprom tha se Kovykta dhe objektet e reja të transportit të gazit pritet të hyjnë në qarkullim në dhjetor.
Gazprom eksportoi 4.1 bcm gaz në Kinë në vitin 2020, duke u rritur në rreth 11 bcm në 2021 dhe pritet të arrijë në 22 bcm në 2023.
Në fillim të këtij muaji, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se Fuqia e Siberisë do të arrijë kapacitetin e plotë në vitin 2027, dy vjet më vonë se sa ishte planifikuar.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.