I zhdukur për më shumë se një shekull – FBI kthen në Itali veprën e lashtë romake të artit 2000 vjeçare
FBI i ka kthyer qeverisë italiane një mozaik të lashtë, i zhdukur për më shumë se një shekull.
Mozaiku, i cili përshkruan Medusën me flokë gjarpri, besohet të jetë 2000 vjeçar, që daton që nga Roma e lashtë.
FBI-ja e mori atë kur një pronar amerikan i kontaktoi ata. Ata nuk ishin në gjendje ta shisnin mozaikun i cili ishte ndarë në 16 pjesë sepse nuk kishin dokumente për të vërtetuar ‘prejardhjen’ e tij.
Pronari bëri kontakt në vitin 2020, kohë në të cilën 16 pjesët ishin ruajtur në një strukturë magazinimi në Los Anxhelos për rreth 40 vjet. Më pas i takonte ekipit të krimit të artit të FBI-së që të bashkonte pjesët në lidhje me origjinën e veprës së artit.
Si e hapën çështjen agjentët?
Agjentët specialë Elizabeth Rivas dhe Allen Grove filluan të punojnë menjëherë për të hetuar misterin.
Ekspertët vendas vlerësuan se mozaiku ishte me origjinë italiane ose afrikano-veriore, dhe pas vendosjes së kontaktit, nuk kaloi shumë kohë dhe organi ekuivalent në Itali, Karabinierët, vendosi kontakt.
Skuadra e artit e Karabinierëve konfirmoi se mozaiku ishte italian dhe se ai ishte regjistruar në të dhënat e pronave kulturore në vitin 1909. I vetmi rekord tjetër që atëherë ishte një reklamë gazete e vitit 1959 në Los Anxhelos që reklamonte shitjen e tij.
Vepra artistike më pas u paketua me kujdes dhe u dërgua në atdheun e saj në Itali, ku mbërriti e sigurt në prill 2022 dhe tani është në duart e qeverisë italiane.
“Mozaiku ishte punuar me dorë që nga një epokë ku njerëzit bënin një kujdes dhe përpjekje të jashtëzakonshme për të. Flet vërtet për zgjuarsinë dhe krijimtarinë e kohës”, thotë Grove.
“Nuk është menduar të jetë në Los Angeles. Mozaiku i përket popullit të Romës. Na lejon të kuptojmë pak për historinë e njerëzve 2000 vjet më parë.”
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.