Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa ka regjistruar rritje të ndjeshme nga një ditë më parë duke u blerë sot me 99.5 lekë dhe duke u shitur me 100.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka shënuar rritje këtë mëngjes duke e mbyllur edhe ajo këtë javë pozitivisht pasi është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 106.8 lekë në raport me ditën e djeshme.
Franga zvicerane edhe ajo ka pasur një rritje të konsiderueshme të vlerës duke ndryshuar kurbën rënëse që ndoqi gjatë kësaj jave duke u blerë sot me 109.3 lekë dhe duke u shitur me 11.3 lekë.
Krahasuar me një ditë më parë edhe Paundi britanik ka shënuar ngjitje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë sot me 121.5 lekë dhe është shitur me 122.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.