Java nis në rritje për Dollarin amerikan ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje duke fituar pikë nga java e kaluar teksa është blerë sot me 99.5 lekë dhe është shitur me 100.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ka mbetur në kuotën e 106 lekëve teksa është blerë këtë të hënë me 106 lekë dhe është shitur me 106.6 lekë duke humbur disi pikë nga java e shkuar.
Franga zvicerane edhe ajo nuk ka regjistruar lëvize të ndjeshme të vlerës në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 109 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë me një rënie të ehtë të kuotës.
Paundi britanik blihet sot me 121.2 lekë dhe shitet me 122.2 lekë duke u rritur nga java e shkuar referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.