“Jemi në situatë dramatike” – Zekja: Nga rënia e euros kemi humbje mbi 10% çdo muaj
Rënia e euros është temë diskutimi prej kohësh si dhe shqetësim kryesor për bizneset shqiptare kryesisht për eksportuesit. Por cili është ndikimi i rënies së euros? Sipërmarrësit në kontratat e tyre nuk mund të ndryshojnë marrëveshjet cilado qoftë luhajta e euros. Në rastin konkret, firmosja e kontratave me kompanitë e huaja po ndikon negativisht në bizneset eksportuese.
Florjan Zekja, Shoqata pro: “Nuk është vetëm sektori i manifrakturës në këtë rast, por janë të gjithë eksportuesit që preken që nga turizmi, agrobiznesi, përpunimi i peshkut dhe të gjithë sektorët e tjerë të cilët të ardhruat i kanë në euro dhe pagesat duhet t’i bëjnë në lekë. Kështu që është një situatë le të themi dramatike, e cila nuk dihet kush janë pasojat pasi po ndodh në një periudhë që nuk kemi as prurje remitancash nuk kemi as periudhë turizmi, kështu që është një periudhë shumë e çuditshme dhe euro nuk po ka ndalje.”
Sipas Zekjas që nga rënia e euros humbjet janë kolosale në muaj, duke i mos përllogaritur në vit. “Krahasim me vitin e kaluar kemi një rënie çdo muaj në 10%, dhe po ta përllogarisim me një vit është një shifër katastrofike e cila po i çon bizneset e eksportuesve në faliment”
Për këto sektorë situata mbetet delikate në një kohë që këtë muaj kostot ju shtuan dhe me rritjen e pagës minimale.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.