Kursi i këmbimit – Rënie e lehtë për monedhat kryesore, rritet paundi
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie te lehtë të kuotës duke u blerë me 100.2 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë.
Monedha europiane gjithashtu ka parë sot një rënie të vlerës teksa është blerë me 108.7 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane po ashtu ka parë një rënie të lehtë teksa është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 115 lekë.
Paundi britanik sakaq vijon të rikuperojë pikë në vlera të konsiderueshme teksa blihet sot me 126 lekë dhe shitet me 127.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.